E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persi për Interin

Londër - Nga Anglia vijnë sinjale të reja për merkaton e Interit. Objektivi i ri i Interit përbëtë verë do të jetë sulmuesi holandez i Arsenalit, Robin Van Persi. Sipas anglezes “Sunday Mirror” zikaltrit po mendojnë për sulmuesin holandez për ta patur në një modul me tre sulmues në krah të Balotelit dhe Ibrës / Militos.

Sulmuesi pëlqehet nga Mourinjo i cili i ka kërkuar Moratit t’i plotësojë dëshirën. Nga ana e tij, sulmuesi pëlqehet edhe nga drejtuesit e ekipit zikaltër dhe Morati është i gatshëm t’i ofrojë Arsenalit 30 milionë euro për lojtarin.

Nga ana e tij, trajneri i Arsenalit ka shprehur dëshirën prej kohësh se s’ka ndërmend të lejojë largimin e lojtarit, por problemt që po hasin palët në firmosjen e kontratës së re, mund të jenë një sinjal se Van Persi dëshiron të ndryshojë ekip, ku përtej lojës së bukur, të fitojë edhe ndonjë titull.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›