E Diel, 1 Nëntor 2026

Milan, ekipi më produktiv në Serie A

Milan është bërë skuadra më produktive në Serie A, prej kur Massimiliano Allegri mori drejtimin e ekipit, thonë statistikat.

Rossonerët kanë marrë kontrollin në kampionatin italian duke u ngjitur në katër pikë më tepër se Juventus, ndërsa e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport ka publikuar statistika që konfirmojnë superioritetin e tyre prej kur Allegri zëvendësoi Leonardon në pankinë në verën e vitit 2010.

Në 65 ndeshjet e deritashme në Serie A, Milani i Allegrit ka tubuar 139 pikë, mesatarisht 2.14 për ndeshje. Gjatë kësaj periudhe, ata kanë fituar 41 ndeshje, barazuar 16 dhe humbur vetëm tetë.

Për dallim, përcjellësi i tyre i parë, Juventus ka barazuar 14 prej 27 ndeshjeve të këtij sezoni. Milan ka grumbulluar 23 pikë më tepër se Inter dhe Napoli si dhe 28 më shumë se Juventus, gjithnjë nën drejtimin e Allegrit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›