Von der Leyen mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Kryeministri Rama

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë. Ajo është pritur nga një ceremoni zyrtare nga Kryeministri Edi Rama në Aeroportin “Nënë Tereza”.
Kjo është vizita e parë që Ursula Von der Leyen zhvillon në Tiranë pas hapjes së bisedimeve të anëtarësimit, të cilat janë aktualisht në procesin e shqyrtimit legjislativ.
Pas pritjes zyrtare, në orën 15.45 do të zhvillohet një takim bilateral mes dy delegacioneve, ndërsa në orën 16:30 do të mbahet konferenca e përbashkët për shtyp mes Von der Leyen dhe kryeministrit Edi Rama.
Von der Leyen po zhvillon një tur vizitash në Ballkanin Perëndimor, teksa të mërkurën ishte e pranishme në Maqedoninë e Veriut.
AXHENDA:
Programi i vizitës së Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në Tiranë, 27 Tetor 2022
14.30 – Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”
15.45 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri
16.30 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri.
/rtsh.al/