E Diel, 1 Nëntor 2026

Vonesa e Edi Ramës në festën e Kosovës

18-02-2012 / Gazeta 55

Në ceremoninë e çeljes së ambasadës së Kosovës në Tiranë, Edi Rama u shfaq pasi ka mbaruar përshëndetja e “të zotit të shtëpisë”, kryeministrit Hashim Thaçi. Vonesa ka lidhje me qëndrimin apatrid disavjeçar të kryetarit të opozitës, njeriut që i dha serbomadhit Goran Bregoviç çelësin e Tiranës dhe që urdhëroi këshilltarët e tij në bashkinë e kryeqytetit të mos përkrahnin vendim për akordimin e emrit të Ibrahim Rugovës për njërën nga rrugët më qendrore të Tiranës. Bolsheviku i PS-së s’paraqitet sa herë ndihet keq në ndonjë ceremoni dhe rasti më flagrant ishte ardhja me vonesë në ceremoninë e 20 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA
 
Në mënyrë të përsëritur papërgjegjshmëria e Edi Ramës është rikthyer dje. Mes sjelljes së tij arrogante dhe indiferente, sërish dje Edi Eama ka shkuar me vonesë në përurimin e çeljes së Ambasadës së Kosovës në Tiranë.
Në praktikën e tij, të ndërtimit të marrëdhënieve formale, me gjestin e djeshëm thjesht Edi Rama solli edhe një herë dje në kujtesën e gjithsecilit, shkuarjen me vonesë, në festën e Pavarësisë së SHBA-ve në ambasadën amerikane në Tiranë, 4 korrikun e shkuar, apo shkuarja po me vonesë edhe në ceremoninë përkujtimore të 20 vjetorit të çeljes së Ambasadës amerikane, në Tiranë.
Edhe dje, në ceremoninë e çeljes së ambasadës së Kosovës në Tiranë, Edi Rama u paraqit pasi kishte përfunduar përshëndetja e “të zotit të shtëpisë”, kryeministrit Hashim Thaçi. Pa rigjykuar vonesat e tij, në Aktivitetet e Ambasadës amerikane në Tiranë, vonesë e djeshme e Edi Ramës, ka lidhje me qëndrimin apatrid disavjeçar të kryetarit të opozitës, veçanërisht ndaj Kosovës e çështjes së saj.
Më mirë se kujtdo, kjo sjellje prej apatridi, nuk ka se si të mos i shkoj Edi Ramës, njeriut që i dha serbomadhit Goran Bregoviç çelësin e Tiranës. Dhe në “kompensim” të  vlerësimit dhe nderimit të Goran Bregoviçit, urdhëroi këshilltarët e tij në bashkinë e kryeqytetit të mos përkrahnin vendim për akordimin e emrit të Ibrahim Rugovës për njërën nga rrugët më qendrore të Tiranës.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto “rastësi”, nga Goran Bregoviç deri te mungesa e dëshirës që një rruge në qendër të Tiranës ti vendoste emrin e Ibrahim Rugovës, Edi Rama tejkaloi veten dje, kur zgjodhi të shkonte me vonesë në pritjen me rastin e çeljes së Ambasadës së Kosovës në Tiranë, pikërisht në ditën e 4 vjetorit të Pavarësisë...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›