E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita therret ekspertet Duhet nje Kod i ri Penal

Reforma ne drejtesi Ish-kreu i Kushtetueses Abdiu Arnimet ne Kodin Penal nuk jane te mjaftueshme

Partia Socialiste mblodhi dje tryezen per reformen ne sistemin e drejtesise. Tryeza kishte si teme Drejtesia ne sfiden e integrimit. Reforma penale - prioritet kyc. Ne tryeze ishin te ftuar deputete anetare te Komisionit per eshtjet Ligjore perfaqesues te institucioneve te drejtesise pedagoge eksperte avokate perfaqesues te grupeve te interesit si dhe projekteve e organizatave jofitimprurese vendase dhe te huaja qe veprojne ne Shqiperi ne fushen e sundimit te ligjit. Tryeza synonte zhvillimin e nje debati te hapur konsultues lidhur me reformen penale ne teresi dhe ndryshimet aktuale ne legjislacionin penal ne vecanti. Perpara nderhyrjes ne te nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve javen e ardhshme opozita mbajti tryezen me eksperte dhe njohes te se drejtes penale per te ballafaquar propozimet e saj me opinionin e tyre. Shtimi i rasteve te dhunes brenda familjes per socialistet kerkon rritje te mases se denimit ne Kodin Penal. Gjithashtu falsifikimi i statistikave zyrtare per opoziten duhet te denohet si veper penale duke sjelle si shembull Greqine qe po vuan pasojat pikerisht per shkak te ketij fenomeni. Pergjegjesia individuale e ministrave dhe vete Kryeministrit duhet te vendoset ne Kodin Penal thane socialistet pasi sollen shembuj dy raste jo te largeta. Per shkak te vendimmarrjes kolegjiale rasti i Gerdecit apo ceshtja e rruges Durres-Kukes beri qe te mos kishte te ndeshkuar u shpreh deputetja socialiste Ermonela Felaj.

PS propozon qe votimi familjar te jete veper e denueshme me burg. Ne kete pike konstitucionalistja propozoi qe te gjitha shkeljet zgjedhore te vendosen ne Kodin Penal. Por per Fehmi Abdiun ish- kreun e Gjykates Kushtetuese arnimet ne Kodin Penal nuk jane te mjaftueshme. I pari qe u be pjese e diskutimit ishte ish-kryetari i Gjykates Kushtetuese Fehmi Abdiu. Ai theksoi se reforma ne drejtesi per sa i perket fushes penale ne vendin tone eshte e vonuar. Mendoj se lidhur me reformen ne drejtesi ne fushen penale jemi te vonuar. Kodet tona ne ate kohe u bene me ate pak pervoje dhe ate pak ndihme qe patem. Mendoj qe Kodi Penal duhet te behet i ri per arsye se eshte ndryshuar nente here dhe gjysma e dispozitave jane ndryshuar. Kjo ka ndodhur sepse jane bere ndryshime te herepashershme nga administrata dhe institucione te kohes. Ky Kod Penal ekzistues eshte prekur shtate here nga Gjykata Kushtetuese. Nje nga keto prekje ka sjelle heqjen e denimit me vdekje por kjo u shoqerua me kontradikta ne sanksionin e veprave penale. Dua te them se Kodi Penal do shtyhet me zor edhe pas ketyre ndryshimeve qe mendohet te behen por mendoj qe te gjitha ndryshimet te shikohen me specialiste te nje niveli me te ngushte. Mendoj qe Kodi Penal eshte nje nga te metat e medha qe ka vendi u shpreh Abdiu. Rihartimin e Kodit Penal Kodit te Procedures Penale atij Civil e mbeshteten edhe juriste te tjere ne kete tryeze pasi akuzuan politiken se gjate hartimit te tyre nuk eshte marre ne konsiderate mendimi i eksperteve. Madje sekretari i Dhomes se Avokateve Virgjil Karaj solli si shembull se Kodet ne Shqiperi jane hartuar vetem per dy dite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›