Dule i PBDNJ-se kritik me PS-ne Emergjenca kerkon solidaritet
I pranishem ne qytetin e Gjirokastres ne aktivitetet e organizuara ne 20-vjetorin e krijimit te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut kryetari i PBDNJ-se dhe njekohesisht deputeti i Parlamentit shqiptar Vangjel Dule ka kerkuar solidaritet qytetar per te perballuar situaten e veshtire per shkak te reshjeve te bores. Situata emergjente kerkon solidaritet jo rivalitet politik. shte momenti kur te gjithe ne radhe te pare si qytetare duhet te demonstrojme solidaritet per te gjithe ata bashkeqytetare ne ato zona te cilat jane goditur nga kushte atmosferike te paprecedenta per dekada te tera ne shume zona ka pohuar Dule.
Nga ana tjeter vijoi ai me qetesine e duhur pas kapercimit te veshtiresive duhet qe te shohim qe edhe ne vendin tone te ngreme te gjithe se bashku ato struktura te cilat te jene gjithmone funksionale dhe ne gjendje per tiu pergjigjur situatave te tilla. Per kryetarin e PBDNJ-se Vangjel Dule gjithsesi eshte edhe nje moment qe duke u nisur nga solidariteti njerezor te motivohet edhe bashkepunimi politik. Jam dhe i mbetem opinionit qe edhe me kritiken tone si opozite duhet te motivojme te gjithe ato struktura qe ne keto momente te gjenden ne krahe te te gjithe atyre qe kane nevoje qofte per mbeshtetje humanitare mjekesore apo te cdo natyre tjeter qofte ajo u shpreh Dule.
Gjate pershendetjes se tij me rastin e ketij pervjetori Dule nuk foli asnje fjale per marredheniet apo aleancen e deritanishme me grupimin opozitar te partive te majta.
Pjesemarres ne festimet e 20-vjetorit te PBDNJ-se ne Gjirokaster kreu i Omonias Vasil Bollano ne fjalen pershendetese theksoi edhe nje here se organizata e minoritetit grek ne Shqiperi ka vendosur te organizoje regjistrimin e popullsise se minoritetit grek dhe per kete ka ngritur edhe nje komitet per te ndjekur nga afer te gjitha fazat e regjistrimit te popullsise minoritare. Me autorizimin e Keshillit te Pergjithshem te Omonias eshte ngritur nje grup pune i cili eshte ne perfundim te pergatitjeve te anes praktike por edhe anes ligjore qe ky regjistrim i komunitetit etnik grek ne Shqiperi te behet brenda vitit 2012. Regjistrimi sipas tij do realizohet me metoda bashkekohore statistikore gjate grumbullimit te te dhenave ne terren dhe perpunimit te tyre. Ne perpara fillimit te ketij regjistrimi do te kerkojme edhe mbeshtetjen teknike te INSTAT-it por edhe te institucioneve perkatese brenda dhe jashte vendit. Do te jete bashkepunimi i Omonias me keta faktore si dhe puna e ketyre te fundit te cilet do te vendosin per njohjen apo mosnjohjen nga shteti shqiptar te procesit te regjistrimit te popullsise te minoritetit etnik grek nga Omonia theksoi Bollano. Ai beri te ditur gjithashtu se komisioni i regjistrimit ka autorizuar kryetarin Bollano te ndermarre veprimet dhe konsulencen e nevojshme. Procesi i Censusit sipas Bollanos nuk i ofroi komunitetit mundesine per te rilevuar dinamiken e tij dhe se eshte vendosur hartimi i planit te veprimeve parapergatitore te procesit te shpallur nga Omonia regjistrimi i pjesetareve te komunitetit etnik grek. Ne do kerkojme mbeshtetje dhe njohje nga institucionet nderkombetare per rezultatet e regjistrimit te popullsise se minoritetit nese keto rezultate nuk do te njihen zyrtarisht nga qeveria shqiptare perfundoi kreu i Omonias Vasil Bollano.