Spitali i Dibrës, ndihmë edhe për pacientët nga Shqipëria
Megjithë punën e madhe që po bëhet në dy anët e kufirit mes Dibrës së Vogël dhe Dibrës së Madhe, situata vijon të mbetet e vështirë, sidomos në zonat e thella malore.
Veçanërisht në komunat në verilindje të Shqipërisë, zonën kufitare në Qarkun Dibrës – Shqipëri dhe asaj së Dibrës së Madhe Maqedoni, ku trashësia e dëborës në fshatrat kufitare, raportohet të jetë mbi dy metra.
Rrugët e qytetit të Dibrës së Madhe dhe ato nacionale që lidhin atë me Shqipërinë janë funksionale.
Një banore nga fshati Trebishtë , e moshave rreth të 80 vjeç u soll dje pasdite në gjendje të rëndë shëndetësore nga grupet e ndihmës në Spitalin e Dibrës së Madhe, me ndërhyrjen e autoriteteve kufitare të të dy vendeve.
Anëtarët e kësaj familje i thanë gazetarit tonë që ndodhet këto ditë në Dibër të Madhe, Beqir Sina se ndjehen faleminderues dhe me respekt për pritjen nga Spitali në Dibrën e Madhe.
Drejtori i Siptalit të Dibrës së Madhe, dr. Baki Alili theksoi se gjendja në Komunën e Dibrës së Madhe ka filluar të përmirësohet.
“Spitali ynë tash momentalisht operon për shërbime shëndetësore, për më shumë se 40 mijë banorë, duke filluar nga qendra Zhupa, Reka, Mavrova dhe Dibra e Madhe. Në këtë periudhë të vështirë nuk po anashkalojmë dhe fshatrat për rreth kufirit shtetror mes Shqipërisë e Maqedonisë. Për shkak të kushteve që kemi ne po pranojmë dh jemi të gatshëm të presim çdo emergjencë, theksoi drejtori Alili.
Ai ka theksuar se ndihma realizohet edhe në zonat rurale në terren, përmes ekipeve mobile me mjekë specialist në shërbim prej 24 orëve. /INA/