Vonohen tragetet në Vlorë, dëme në port
Vlorë- Dëme të shumta materiale dhe vonesa në mbërritjen e trageteve në portin e Vlorës. Pas erës së fortë që ka bërë gjatë gjithë natës dhe mëngjesit të sotëm, situata në port është vlerësuar problematike. Sipas burimeve nga kapiteneria mësohet se sot ka mbërritur vetëm një target, edhe ai me shumë orë vonesë, ndërkohë që të tjerët janë sinjalizuar të mos afrohen, për shkak të fortunalit.
Po në port, si pasojë e erës së fuqishme është rrëzuar një ndërtesë që shërbënet si agjenci sigurimesh për automjetet. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, dëmet edhe aty janë të konsiderueshme.
Por, problematike sipas policisë së portit mbetet dëmtimi i rëndë i radarit në det, që kap sinjalet për lëvizjet në të. Forca e madhe e dallgëve ka ggëryer vendin ku mbahej ai dhe tashmë, rrezikohet që ta marrë deti me vete. Në vend janë nisur efektivë të policisë së kufirit, ndërkohë që po punohet për të mbajtur nën kontroll situtaën, duke qenë se kjo është një zonë shumë e preferuar për ikjet e klandestinëve me gomone.