E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekonspirohet aksioni, por kapet droga

Policia e Vlores ka zbuluar dje nje sasi te madhe lende narkotike ne nje shtepi, ku jetonin me qira nje çift studentesh.

Informacionet ne lidhje me zbulimin e sasise prej 185,5 kilogramesh marijuane kane qene te ndryshme dhe kontradiktore dje, pasi policia eshte munduar te mbaje te fshehta detajet deri ne perfundim te hetimit dhe kapjes se te gjithe personave te perfshire ne kete çeshtje.

Sipas njoftimeve zyrtare te policise, sasia e droges eshte zbuluar fare rastesisht, kur nje patrulle policie ka vene re ne nje çante te madhe te lidhur me nje litar, qe varej nga ballkoni i nje apartamenti, ne katin e peste te nje pallati ne lagjen "24 Maji" te qytetit.

Zyrtarisht thuhet se policet u ngjiten ne kete apartament per te hequr çanten e varur ne ballkon, pasi, sipas tyre, ajo mund te perbente rrezik per kalimtaret, nese binte nga lartesia e madhe.

Sipas zedhenesit te policise se Vlores, vetem pasi kane shmangur rrezikun, policet kane pare se çanta ishte e mbushur me marijuane. Por, zedhenesi i policise ka thene gjithashtu se gjithe ky operacion ka pasur edhe nje emer ke koduar "Tajfun", çka ben te dyshosh se nuk behet fjale per nje zbulim te rastesishem, por per nje operacion te organizuar me pare nga policia e Vlores.

Burime jozyrtare brenda policise thone madje se çanta me droge ishte varur jashte ballkonit, pasi personat qe e posedonin ate kishin dijeni per nje kontroll policor, qe do te behej dje ne banese.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›