Vonohet GJND

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të nxjerrë opinionin rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës kah fundi i këtij viti, sipas të gjitha gjasave në nëntor, e jo në maj ose qershor siç ishte pritur, ka shkruar e përditshmja serbe “Politika”, duke u bazuar në burime diplomatike në Bruksel.
Kjo shtyrje është e ndërlidhur me pritjen që ka bashkësia ndërkombëtare se deri në vendimin e GJND’së Serbia të arrijë të arrestojë dhe dorëzojë në Tribunalin e Hagës të akuzuarin për krime lufte dhe gjenocid, Ratko Mladic.
Nga ana tjetër, zyrtarë të Gjykatës së Drejtësisë i kanë cilësuar si spekulime të gjitha paralajmërimet për afatin kohor kur GJND do të deklarohet rreth rastit të Kosovës.
Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka deklaruar se nuk ka marrë informacione nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, lidhur me shtyrjen eventuale të mendimit këshillëdhënës në lidhje me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës,
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, ka thënë se GJND’ja nuk është e obliguar që të njoftojë palët për afatin kohor të marrjes së mendimit këshillëdhënës.
“Për shkak të natyrës së çështjes Kosova përmes përfaqësuesit të vet ligjor është njoftuar që kjo çështje në GJND do të trajtohet me prioritet, mirëpo duhet pasur parasysh për shkak të natyrës si merren vendimet në GJND, kjo çështje edhe mund të marrë kohë”, ka thënë Çitaku, të dilelën, për agjencinë e lajmeve Kosovapress.
Ajo ka theksuar se institucionet kosovare nuk kanë asnjë informatë nëse vendimi do të shtyhet.
“Ne nuk kemi informata që është shtyrë. Asnjëherë nuk është thënë nga autoritetet e GJND’së që vendimi do të merret në një periudhë të caktuar. Ne jemi njoftuar që çështja do të trajtohet me prioritet, mirëpo asnjëherë nuk na është dhënë ndonjë afat kohor se kur do të mund të merret vendimi”, ka thënë Çitaku.
Ndërkaq duke folur rreth vendimit të kësaj Gjykate, ajo beson fuqishëm se argumentet do të jenë në anën e Kosovës.
“Kjo është një çështje rreth së cilës ne nuk mund t’i japim luksin vetës që të japim opinione. Ne vetëm besojmë fuqishëm në GJND. Besojmë fuqishëm që gjykatësit do të marrin vendimin bazuar në argumentet e ofruara nga palët e ne besojmë se argumenti është në anën tonë”, ka thënë ajo.
GJND në dhjetor të vitit të kaluar ka mbajtur seancat dëgjimore, në të cilat janë deponuar edhe argumente shtesë rreth çështjes së pavarësisë së Kosovës.
Shqyrtimi i ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës në GJND bëhet pasi që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi kërkesën e Serbisë për një gjë të tillë, në tetor të vitit 2008.
Ky proces ka ndikuar që një numër i shteteve të mos marrin vendim rreth njohjes së shtetit të ri. Zyrtarë të institucioneve kosovare presin që njohjet të intensifikohen pas vendimit të GJND’së.