E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shenjat konkrete, të riformatizimit

Pesë zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë vendosur të heqin dorë nga postet e dyfishta, si pjesë e procesit të riformatizimit i paralajmëruar para disa muajsh.
Hajredin Kuçi, Arsim Bajrami, Fehmi Mujota, Adem Grabovci dhe Memli Krasniqi kanë vendosur të ndjekin shembullin e kryeministrit Hashim Thaçi, që të mos mbajnë poste edhe ne ekzekutiv edhe në legjislativ.

Por, për dallim prej Kryeministrit, vartësit e tij, nuk mund të vendosin vet se cilën pozitë e dëshirojnë.

Se a do të mbesin në Qeveri, apo do të largohen për të mbetur vetëm si deputetë, për këta pesë zyrtarë do të vendosë Kryeministri Thaçi në ditët në vijim.

Por, jo të gjithë zyrtarët e PDK’së që kanë pozita të dyfishta, kanë shprehur vullnet, të heqin dorë nga njëra prej tyre.

Ministri i Transportit, Fatmir Limaj, ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj dhe zëvendësministrja e Jashtme, Vlora Çitaku, ende nuk kanë paraqitur kërkesën e njëjtë me atë të kolegëve të tyre.

Në një kumtesë të lëshuar të dielën pasdite nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se pesë zyrtarët kanë vendosur në mënyrë individuale të lirohen nga njëri post.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›