Vorbullat e politikave greke ndaj Shqiperise

Nga Albert Zholi
Caktimi i kufijve nga Konferenca e Ambasadoreve e Londres ne vitin 1913 qenia e shtetit te brishte shqiptar pa qeverisje Ismail Qemali do te largohej ate vit per ne Itali nga presioni i kundershtareve te tij
vendosja ne vend i Komisionit te Vezhguesve Nderkombetare Caktimi i Princ Vidit si Mbikeqyres i Shqiperise e kishin zhytur vendin ne kaosin e pergjithshem. shte shume e njohur novela e Kadarese Viti i mbrapshte dhe corientimet e jetes shqiptare ne ato kohera.
Kjo krize nostalgjia e qarqeve te caktuara per Turqine e Madhe lobi proturk e anadollak makinacionet diabolike te Esat Pashe Toptanit etj bene qe te perhapej ideja e nje rindarje te re te Shqiperise edhe ne ato pak troje qe i kishin dhene te huajt.
I asaj kohe eshte i famshmi Protokoll i Korfuzit. 75 vjet me vone Protokolli doli perseri ne shesh. Ne te vertete ai nuk ishte fshire kurre. Renia e sistemit totalitar ne Shqiperi hapja e kufijve greko-shqiptare deshperimi shqiptar per kete zhgenjim madhor qe u kishin bere politikat komuniste ndaj te ashtuquajtures bote kapitaliste lekundi tek ata
deri tek nocionin komb e atdhe.
Nga ana tjeter organizatat e shumta qe u krijuan ne minoritetin grek te jugut e ngriten dallget e shpresave per nje bashkim te mundshem me Greqine. Dukej se ishte koha. Por formulimet nderkombetare paprekshmeria e kufijve ne Evrope e reduktuan ceshtjen deri ne kerkesen per autonomine e Vorio-Epirit. Kufijte e Vorio-Epirit nuk u percaktuan kurre sakte.
Per priftin e Konices Sebastianos Vorio-Epiri shtrihej deri ne Durres meqe sipas librit te tij te botuar ne vitin 1992 Epidamusi i lashte ishte koloni greke Te tjeret e conin kete kufi deri ne Shkumbin ndersa vete Protokolli percaktonte si Vorio-Epir krahinat e Korces Gjirokastres Sarandes e Himares. Nuk do te hyjme ne analizen e ketyre percaktimeve sepse kete duhet ta bejne historianet e jo politikanet greke e shqiptare por keto vorbulla do te percaktonin ne menyre te ndjeshme gjithe jeten e emigracionit shqiptar ne Greqi.
Por duhet theksuar se ka pasur edhe nje ere te mire ne politikat midis dy vendeve. Kjo i takon qeverisjeve te PASOK-ut kur rivleresuan marredheniet diplomatike midis dy vendeve kur ne Kakavije e padepertueshme per shqiptaret ministri i atekohshem Papulias dhe homologu i tij shqiptar Reiz Malile kishin pire nga nje gote per miqesine e dy popujve. Pas kesaj zoti Papulias do ta kalonte disa here kufirin. I njohur si mik i
Shqiptareve ngaqe ishte rritur ne zonat pranekufitare me Pagonin ngaqe qysh ne shkollen fillore kishte patur shoke e miq mjafte shqiptare dhe i kishte dashur ata Papuliasi do ta bente Shqiperine nje nga preferencat e tij dhe do te luftonte per shume vjet me radhe per ndryshimin e klimes se mosbesimit.
E tij konsiderohet shprehja se Vorio-Epiri eshte nje kontekst gjeografik e cila lehtesoi shume politikat shqiptare ndaj Greqise.
Por renia e qeverise se PASOK-ut pikerisht me 1990 dhe ardhja ne pushtet e konservatoreve nacionaliste ne kulmet e acarimeve politike ne Shqiperi nderlikoi edhe nje here klimen e ngrohte politike. Nuk jemi te sigurt nese kjo synonte vetem
goditjen perfundimtare te regjimit komunist i cili e kishte konsideruar bukur paprekshmerine e kufijve apo nje gjallerim te organizatave ekstremiste greke. Sidoqofte
vet dallga e refugjateve shqiptare kishte prishur dicka nga skema. Ajo ishte e
papermbajtshme.
Sado e dobesuar qeveria e Tiranes duhej te bente edhe ajo dicka per ta ndaluar
kete dallge. Ishte kjo arsyeja qe kryeministri Micotaqis do te ndermerrte ate janar te ngrire udhetimin e tij te pare drejt Tiranes. Me 13 janar 1991 ai do te pritej nga Ramiz Alia. Sic ishte Koha shtypi shqiptar i perbere kryesisht nga gazeta proqeveritare i dha aq
publicitet kesaj vizite sa i jepte zakonisht. Nuk dihen hollesira. Por ne dukje
kjo vizite ngjante si nje rritje e prestigjit te rene te qeverise se Tiranes. Pra vinte ne drejtim te kundert me situatat evropiano-lindore. Ai ishte i pari kryeminister grek qe vinte ne Shqiperi dhe qeveria shqiptare i beri shume propozime. Mjaft i permbajtur Micotaqis dha disa premtime. Midis tyre ishin shtimi i ndihmave humanitare te cilat duhet thene se ishin te shumta por qe u shperdoruan ne Shqiperi sistemimin e refugjateve shqiptare me kusht mbrojtjen e kufijve nga pala shqiptare e
greke fillimin e dhenies se vizave ne mase si edhe akordimi i 20 milion dollareve
ndihme per Shqiperine. Nuk u publikuan kurre parashtrimet e kryeministrit grek ne
planin politik dhe te parti-pluralizmit. Koha do te tregonte se kjo trysni duhet te jete bere. Megjithe disa masa parandaluese qe u moren nga pala shqiptare per te frenuar ikjen drejt Greqise vala nuk u shua me kurre. Tani molepsja ishte totale. Madje edhe ushtaret shqiptare merrnin rryshfet nga ikaniket nga 500 leke te vjetra ne menyre qe ata te
kthenin shpinen kur kolonat benin tutje. Te dhena zyrtare te publikuara disa vjet me vone bejne fjale edhe per te vrare ne kufi nga pala shqiptare. Per kete do te dilnin gjyqeve per gjenocide disa drejtues te degeve te brendshme te rretheve kufitare me Greqine e do te merrnin denime te renda. Me 28 maj 1991 shkoi perseri ne Tirane zevendes sekretari I pergjithshem i ministrise se jashtme greke Megallokonomi icili vendosi ne qender te
bisedimeve me homologun e tij parandalimin e eksodit te shqiptareve drejt Greqise. Edhe disa ndihma te reja humanitare u premtuan. Por askush nuk ishte i interesuar te mbante ne kembe regjimin komunist. Ate kohe ishte ashpersuar levizja sindikaliste
antikomuniste dhe shume shpejt do te binte qeveria Nano e ngritur pas zgjedhjeve te
31 marsit. Vendi do te formonte nje qeveri koalicioni e cila sipas analisteve dhe ngjarjeve qe do te rridhnin me pas. Do te ishte qeveria me
e kompletuar shqiptare por qe duke pasur ne krye nje president komunist dhe strukturat e pacenuara te shtetit totalitar nuk do te pranohej nga perendimi.
Por le te kthehemi te fati mijera veteve qe kishin kapercyer kufirin grek ne fillim te vitit 1991. Pas nje periudhe relativisht te shkurter neper kampe shumica e te ikurve shqiptare u shtyne thelle ne token greke. Popullimi me shqiptare nisi nga zonat fshatare te Epirit
e synoi drejt qyteteve te medha. Me shume u vendosen ne Janine si qyteti me i
afert me Shqiperine por edhe ne Arte Preveze Trikalla Igumenice etj. E verteta eshte se ne shumicen e rasteve ketyre njerezve iu rezervua nje pritje e ngrohte. Shtepite greke u hapen kanate per keta njerez te drobitur te cilet udhetonin papushim dite e nate per te mberritur diku. Shpesh here nuk dinin ku shkonin. Synimi nje porte e hapur. Te asaj
periudhe jane tregimet per njerez te mrekullueshem greke per pronare zemergjere
per kumbare te rinj qe pagezonin femijet shqiptare madje edhe per martesa te para. Lajmet nga Greqia te mbushnin me entuziazem. Doza te medha genjeshtrash i shoqeronin ato per nje arsye krenarie apo justifikimi per ikjen. Madje edhe pagat thuhej se ishin fantastike. Kur punetori merrte dy-tre mije dhrahmi ne dite ai shkruante se merrte
pese madje pa punuar fare. shte i njohur fakti se zonat kufitare midis shteteve
jane me te indoktrinuara me nacionalizem. Keshtu Epiri grek jo me kot kishte dishepujt e vet te nacionalizmit sikunder edhe zonat came te Sarandes kishin armiqesi per greket e pertej kufirit. Keshtu cdo shqiptar mysliman dhe cdo grek i mirefillte shihej nga te dy anet e kufirit gati-gati si armik. Mirepo ngaqe ne kete kohe historike shqiptaret ishin te
detyruar te lypnin pune e strehim ne vendin fqinj ata ishin me te ekspozuarit
ndaj furise grekomadhe. Keshtu nisen te preferoheshin per pune vetem te krishteret madje mundesisht minoritaret. Pastaj rrethi u zgjerua po te ishte vorioepirot doemos ishte grek dhe njeri i mire Te detyruar nga kjo veshtiresi e re shume shqiptare nisen
te mohonin emrat e tyre. Ky nuk ishte nje formalitet e aq Dinakeria e pronareve greke nisi te kerkonte dokumente. Keshtu ne shtetin e tronditur shqiptar nisi korrupsioni i madh antikombetar. Mijera e mijera leter-njoftimepasaporta certifikata u shiten
false vetem per pak dhrahmi. Nepunesit e gjendjeve civile u bene te pasur. Te pasur u bene edhe policet e Degeve te Brendshme ne tregetine e pasaportave per jashte tregeti e cila do te arrinte kulmet e veta disa vjet me pas ne nderrimin e ketyre dokumentave nga shteti demokratik.
Lajmet e bujshme nga Greqia e tronditen me shume sistemin politik ne Shqiperi. Flitej per nje mashtrim te madh komunist i cili e kishte pershkruar Greqine si vend te vuajtjeve te klases punetore madje ekstremistet shkonin me tej.
A nuk erdhen greket ne Shqiperi ne vitet40 dhe vuanin per nje cope bukeJ a pra qe ne ato vite Shqiperia edhe Greqia kishin te njejtin nivel jetese por keshtu sistemi komunist e varferoi popullin shqiptar Kjo logjike megjithe disa te verteta ishte shume naive. Ne vitet 40 Shqiperia dhe Greqia ndryshonin si nata me diten. Zhvillimi i gjithanshem arsimor dhe kulturor i Greqise kishte nisur fill pas pavaresise se saj ne vitin 1821 ndersa ne Shqiperi fill pas vitit 1920. Ne fillim te ketij shekulli aristokracia greke organizonte ballo dhe grate kercenin me fustane dekolte ndersa ne Tiranen e viteve 50 grate
mbanin akoma ferexhe. Ne Athinen e viteve 20-30 leviznin tramet e famshme ndersa
ne Tirane arabet me kuaj kocke-dale. Universitetet e Greqise kishin nje histori
njeshekullore kur shkolla e larte e Tiranes i perkiste fundit te viteve 50.
Industria greke po lulezonte kur ne Tirane quhej krenari ndertimi i nje fabrike cigaresh. Letersia dhe arti grek me nje trashegimi boterore zhvilloheshin si ne te gjithe Evropen
kur ne Shqiperi numeroheshin me gishta librat e pare Emigracioni Grek nga me te
medhenjte ne Evrope sillte te ardhura te tilla sa nderronte jeten e familjeve
kurse pese dollare te derguar nga mergimtaret shqiptare te Amerikes apo
Argjentines sa zinin nje vrime muri ne shtepite perdhese. Natyrisht ishte edhe sistemi i ekonomise se tregut qe percaktonte prioritete te tjeraSpekulimet nuk ishin aq te sakta
Ishte njesoj si te quaje Sarajeven e viteve 90 nje qytet te prapambetur e te uritur vetem e vetem se atje plasi lufta dhe njerezit u larguan per ne vende te tjera. Pavaresisht nga te
gjitha keto nje fenomen pervijohej qarte e sakte Shoqeria moderne greke e pranoi sfiden shqiptare. E pranoi ikjen e tyre masive nga trojet amtare dhe u hapi dyert e shtepive te punes e te mireqenies. Greqia u tregua me zemergjere se cdo shtet i Europes. Politikat nisen te zvogelonin peshen e tyre te zymte para bashkejeteses se popujve8230
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme