E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, parandalohet vrasja në qendër të Sukthit

 

DURRËS- Forcat e policisë së Shijakut kanë bërë të mundur parandalimin e një vrasjeje ditën e djeshme në lagjen Qendër të Sukthit në rrethin e Durrësit .Sipas burimeve zyrtare policore një 31- vjeçar nga rrethi i Durrësit ka dhunuar dhe më pas ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person, por është bllokuar në kryerjen e këtij krimi falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të policisë së Shijakut. Po sipas burimeve policore, ngjarja ndodhi rreth orës 15.30 të ditës së djeshme në lagjen Qendër të Sukthit. Forcat e policisë, kanë ndërhyrë në kohë për bllokimin e shtetasit K. Tita, 31 vjeç, lindur dhe banues në Manëz. Mësohet se 31- vjeçari Tita, i martuar me dy fëmijëve, i ka zënë pritë shtetasit E. G., pranë banesës së tij në lagjen Qendër Sukth dhe pasi e goditur me mjete të forta ka tentuar ta vrasë atë me armë zjarri. Ai ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar në drejtim të "kundërshtarit" të tij. Nga hetimet e deritanishme rezulton se konflikti mes palëve kishte nisur disa muaj më parë, pasi 31- vjeçari me ngacmimet e tij ishte bërë shkak për divorcin e shtetasit E. G. me bashkëshorten e tij. "Edhe pas ndarjes së çiftitshtetasi K.Tita ka vazhduar grindjen, deri saka tentuar ta vrasë me pistoletë atë, bëjnë të ditur burimet policore. Ll.K

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›