Permbytjet Malaj dhe Harasani thyejne bojkotin e opozites

Qeveria 1 miliard leke pa tender per argjinaturat. Akti normativ merr miratimin e Komisionit te Ekonomise dhe te Ligjeve
Ligjvenesit socialiste Arben Malaj dhe Andis Harasani thyejne bojkotin e opozites dhe marrin pjese ne mbledhjen e Komisionit te Ekonomise. Ndryshe nga koleget e tyre te cilet prej disa javesh tashme kane bojkotuar cdo aktivitet parlamentar ata jane bere pjese e diskutimit te aktit normativ Per lejimin e MBUK te zhvilloje proceduren e prokurimit me negocim pa shpallje paraprake te njoftimit per objektet e mbrojtjes nga permbytja dhe te kullimit ne zonen e Shkodres e te Lezhes te planifikuara. Ky akt normativ i cili u miratua nga ligjvenesit demokrate ne Komisionin e Ekonomise dhe ate te Ligjeve dhe u abstenua nga dy socialistet ben te mundur qe kompanite qe do te rehabilitojne argjinaturat dhe objektet e kullimit ne zonat e prekura nga permbytjet ne Shkoder dhe Lezhe te mos perzgjidhen me tender por direkt nga Ministria e Bujqesise. Drejtuesit e Ministrise se Bujqesise e kane justifikuar kete forme te perzgjedhjes se kompanive me shkurtimin e afatit te procedurave. Anetaret socialiste te Komisionit te Ekonomise e kane kundershtuar aktin normativ me argumentin se krijohen hapesira per abuzime.
Masat kunder permbytjeve
Komisioni i Ekonomise dhe Komisioni i Ligjeve miratuan dje aktin normativ i cili mundeson nisjen menjehere te punes ne zonen e Shkodres dhe te Lezhes per te shmangur te tjera permbytje ne periudhen e dimrit. Irfan Tarelli drejtor i Pergjithshem i Mirembajtjes se Tokes dhe Ujerave ne Ministrine e Bujqesise sqaroi dje ne Komisionin e Ligjeve se pikerisht kjo eshte arsyeja e ketij akti normativ qe gjithcka te nise sa me shpejt. I pyetur nga ligjvenesi Ylli Lama se kur perfundojne projektet Tarelli tha Kemi gati detyrat e projektimit. Me miratimin e aktit kontaktojme drejtperdrejt projektuesit. I kemi identifikuar nje pjese te mire. Jemi duke punuar edhe me Banken Boterore me idene qe nderhyrjet qe do behen te kene cilesine e nevojshme dhe standarde me te larta. Per 2 muaj besoj se do te kemi gati projektet per 80 per qind te nderhyrjeve qe do te bejme. Ai sqaroi se duke aplikuar kete procedure dhe duke ndare ne lote nje pjese te investimeve qe ti kemi te perfunduara brenda tetorit. Ne situaten pas permbytjeve ne qarkun e Shkodres MBUK ka percaktuar perparesite kryesore te nderhyrjeve ne kete zone per rehabilitimin rikonstruksionin dhe ndertimin e objekteve te mbrojtjes nga permbytja dhe kullimi. Ne perparesite kryesore perfshihen Rikonstruksioni i plote i argjinatures se Casit me gjatesi rreth 1 km mbrojtje nga lumi Drin ne Ashte rikonstruksioni i argjinatures se lumit Kir rehabilitim dhe rikonstruksion i argjinaturave ne lumin Buna gjithsej 30.2 km argjinatura ShirqndashBelaj Dajc ne 13.2 km argjinatura PentarndashLuarze ne 7 km argjinatura PulajndashRec ne 7 km argjinatura DaragjatndashBerdice ne 3 km rehabilitimi dhe rikonstruksioni i kolektorit nga Ura e Gjo Lulit deri ne Vilun per rritjen e kapacitetit te percjelljes se ujit per ne det permes pastrimit zgjerimit dhe thellimit te kolektorit mbrojtje nga lumi Buna ne zonen ShirqndashUra e Bacallekut si dhe thellimi zgjerimi i lumit Buna ne kete segment rikonstruksioni i kaperderdhesit te Shirqit rehabilitimi dhe rikonstruksioni i argjinatures se lumit Kir per mbrojtjen e qytetit te Shkodres rehabilitimi i infrastruktures se kullimit ne zonen e Nenshkodres rikonstruksioni i argjinatures se Torovices ne Lezhe.