E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vorskla nuk e lëshon Januzin

Vorskla Poltava nuk e ka ndërmend ta lërë të largohet në janar futbollistin shqiptar, Ahmed Januzi.

Pas zërave se sulmuesi kosovar mund t’i bashkohet shumë shpejt klubit nga Bundesliga gjermane, Hannover por gjithçka ka stopuar trajneri i klubit ukrainas, Nikolai Pavlov, i cili siguron që ish-futbollisti i Kosovës së Vushtrrisë, do të mbetet në Ukrainë.

“Januzi do të mbetet në Vorskla së paku deri në fund të sezonit”, ka thënë Pavlov për uebfaqen zyrtare të klubit.

23-vjeçari e ka vazhduar së fundmi kontratën me Vorsklën deri në vitin 2014. përkundër këtij fakti, mediat gjermane shkruajnë se trajneri i Hannoverit, Mirko Slomka e ka përcjellë me vëmendje përfaqësuesin shqiptar, për të cilin ka simpati të madhe.

Gjithashtu, thuhej se futbollisti shqiptar, Altin Lala, i cili aktivizohet te ky ekip, ishte si një lloj ndërmjetësuesi për transferimin e Januzit në Gjermani. Mirëpo, deklaratat e fundit të trajnerit Pavlov i kanë hedhur poshtë të gjitha mundësitë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›