E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mehmedi, afër Dinamo Kievit

Admir Mehmedi duket se është shumë pranë transferimit në Dinamo Kiev. Sulmuesi shqiptar ka udhëtuar të mërkurën mbrëma drejt kryeqytetit ukrainas, ku do të bisedojë më drejtuesit e gjigantit të Ukrainës.

“Po shkoj në Ukrainë për të biseduar. Pastaj, të premten do të kthehem në Zurich”, ka qenë i shkurtër përfaqësuesi zviceran për magazinën zvicerane, Blick. Bisedimet në mes të të dyja klubeve i ka konfirmuar edhe Zurichu, përmes uebfaqes së vet zyrtare.

“Zurichu e konfirmon nisjen e bisedimeve me Dinamo Kievin për Admir Mehmedin. Zurichu ka marrë një ofertë të kënaqshme nga klubi ukrainas dhe do ta shqyrtojë atë me vëmendje. Mehmedi do të udhëtojë drejt Ukrainës sonte (e mërkurë) për ta shikuar më nga afër situatën atje, për t’u kthyer më pas të premten në Zvicër”, shkruan në uebfaqen e klubit zviceran.

Pritet që shumëçka të dihet të premten, kur të kthehet lojtari në Zvicër. 21-vjeçari pati paraqitje fantastike vitin që shkoi, duke u bërë pjesë e rëndësishme e Zurichut dhe e përfaqësueses së Zvicrës. Po ashtu, Mehmedi e dërgoi Zvicrën U-23 drejt finales në Evropianin e Danimarkës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›