E Diel, 1 Nëntor 2026

Voskopoja, ne nje projekt 5 vjecar zhvillimi

Gezim Ashimi
Voskopoja, nje nga qendrat e banuara mesjetare te Shqiperise juglindore, eshte perfshire ne nje projekt 5 vjecar te strategjise se zhvillimit, me nje vlere 300 mije euro, qe financohet nga Komisioni Europian. Projekti ne fjale u paraqit te marten ne keshillin e qarkut Korce nga dy shoqatat franceze FERT dhe PSF, te cilat fituan te drejten e zbatimit te ketij projekti pas aplikimit ne Komisionin Europian. "Voskopoja eshte nje territor qe nuk arrin te shprehe potencialin e saj, nderkohe qe ajo eshte e mbuluar me histori dhe trashegimi kulturore ende te pa vleresuar", u shprehen perfaqesuesit e shoqatave franceze qe do te zbatojne strategjine e zhvillimit te komunes se Voskopojes.
Fondi prej 300 mije euro pritet te levrohet ne fusha dhe sektore te ndryshem ne zhvillimin e komunes, si ne bujqesi, blegtori, frutikulture dhe c'eshte me e rendesishmja ne sektorin e arsimit, shendetesise dhe trashegimise kulturore. Nepermjet ketij investimi, synohet jo vetem rritja e mireqenies se banoreve te 5 fshatrave te komunes, por edhe nxitja e investimeve te tjera nga qeverisja lokale dhe ajo qendrore. Kryetari i komunes se Voskopojes, Nexhip Bacelli, tha se "ne kuader te zhvillimit te kesaj zone, me fondin prej 3.6 milion euro, akorduar nga buxheti i shtetit, pritet te nise rehabilitimi i rruges Voskop-Voskopoje dhe me fondin prej 40 milion leke do te rehabilitohet sistemi i kanalizimit te ujerave te bardha dhe te zeza.
Voskopoja, per vete potencialet e saj turistike dhe te trashegimise historike e kulturore, mbetet nje prioritet i investimeve nga ana e qeverise. Kete e shprehu pak dite me pare, gjate vizites ne qytetin e Korces, edhe Kryeministri Sali Berisha, i cili theksoi se "do te investohet ne Voskopoje per ta shnderruar ate ne nje nga qendrat turistike me te mira te vendit". Nderkaq gjate viteve te fundit Voskopoja ka qene ne qender te aktiviteteve nderkombetare ne fushen e trashegimise kulturore. Dhjete vjet me pare, Ditet e Trashegimnise Kulturore Evropiane iu kushtuan posacerisht studimeve mbi Voskopojen, arritjeve dhe konkluzioneve te shkences shqiptare per kete qender, studimeve per muziken kishtare, bizantine si dhe kontributit te vlerave te mjeshtrave shqiptare te afreskeve dhe ikonave te kesaj periudhe.

Voskopoja, lulezim ne mesjete
Voskopoja ze fillesen e saj ne shekullin e II-te te e.s. E ndertuar mbi nje pllaje 1115- 1120 metra mbi nivelin e detit, ajo rrethohet nga male jo shume te larta, te veshura me bimesi dhe pyje pishash, te cilat krijojne nje peisazh te bukur natyror. Gjate pushtimit otoman, Voskopoja ishte nje nga qendrat me te spikatura, por gjate mesjetes ajo njohu lulezimin me kulmor te saj, duke u kthyer ne nje nga qendrat me kryesore ekonomike, kulturore dhe intelektuale te vendit. Sipas studiuesve, "kjo qender e rriti influencen e saj nga kontaktet me kulturat evropiane nepermjet lidhjeve tregtare qe ishin vendosur me Venedikun, Vieneri, Lapcigun, etj. Nen ndikimin e bashkejeteses se ketyre kulturave, gjate sundimit te perandorise otomane, Voskopoja u shnderrua ne nje qender te rendesishme te artizanatit, tregtise dhe kultures. Gjate periudhes se mesjetes ajo ishte nder qytet me te medha te Ballkanit, me nje numer popullsie nga 20.000 ne 50.000 banore. Burime historike dhe arkivore deshmojne se Voskopoja u dogj, u plackit dhe u shkaterrua tri here.

"Akademia e re", vendin e dyte ne perandorine otomane
Voskopoja ka qene nje vater e rendesishme kulturore jo vetem per Ballkanin, por dhe me gjere. Shkollat e ketij qyteti, bibliotekat dhe shtypshkronja ishin institucione te rendesishme dhe me njohje te gjere. Sipas studiuesve "Akademiae re" e Voskopojes zinte vendin e dyte ne perandorine osmane. Ajo i takon vitit 1760 dhe ne te mesoheshin te gjitha shkencat, nderkohe qe nje ndihme te madhe per themelimin e saj dha gjuhetari Kavalioti. Akademia, e cila konkurronte me kolegjet perendimore, sipas studiuesve, ishte e para shkolle komplekse e ngritur ne Shqiperi, ku per here te pare u promovuan dhe gjuhet e Ballkanit. Ajo aplikonte sistemin pedagogjik me te avancuar te asaj kohe, gje te cilen e deshmon niveli i teksteve te gramatikes, fizikes, etj. Deshmi e nivelit te larte kulturor ne kryeqendren e mesjetes, jane dhe kishat dhe katedralet e shumta, mjaft te medha per kohen, ndertesat publike me arkitekture dhe elemente te spikatura, dekori i tempujve kishtare, te cilat te gjitha se bashku perbejne nje mozaik te larmishem te kesaj tradite.
Nga 20 kisha, sot vetem shtate
Trashegimia kulturore e Voskopojes nuk ka mberritur e plote ne ditet tona. Pushtimi i gjate osman, djegiet e njepasnjeshme, qe nisen ne vitin 1769 dhe qe vazhduan deri ne vitin 1916, kane lene nje boshllek per evidentimin e plote te kesaj trashegimie. Voskopoja ka qene e pasur me monumente kulti. Ne inventarin e saj numeroheshin 20 kisha dhe manastire, ndersa sot numerohen vetem shtate, pese jane te njejta per nga vlerat ndertimore dhe arkitektonike. Nder to kisha me e vjeter, e cila ka trajten e kryqit me kube, eshte "Manastiri i Shen Prodhomit", i ndertuar rreth viteve 1632- 1634, ku ruhen afreske me vlera boterore dhe njekohesisht tregojne nivelin e larte te mjeshtrave qe jane marre me zbukurimin e mureve te tyre.
Krahas kesaj kishe renditen dhe bazilika e Shen Premtes, ndertimi i se ciles i takon shekullit te XIV, bazilika e Shen Kollit, e cila eshte dhe nje nga bazilikat me te medha te Voskopojes me permasa 38 metra e gjate dhe 17 metra e gjere. Gjithe siperfaqja murale eshte e mbuluar me afreske te shumta, ne te cilen jane paraqitur me qindra figura qe deshmojne per fantazine krijuese te asaj kohe. Muret e Shen Kollit jane pikturuar nga mjeshtri David Selenica, i cili njihet si pasues i tradites se piktures me afreske dhe perdorues i elementeve realiste, i portreteve reale dhe jetesore, i veshjeve te kohes te marra nga jeta e perditshme. Krahas Selenices ne zbukurimin e kesaj bazilike kane marre pjese dhe vellezerit korcare Kostandini dhe Athanas Zografi, mjeshteria e te cileve ka lene gjurme ne hajatin e kishes se Shen Kollit.
Ne kete numer kishash te mbetura, permendet dhe ajo e Shen Mehillit, ndertimi i se ciles i takon vitit 1722 si dhe kisha e Shen Thanasit, e cila i takon vitit 1724. Te dyja ato kane strukture dhe arkitekture te njejte nga pikepamja ndertimore, madhesia e te cilave varion nga 25 deri 30 metra gjatesi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›