E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volkswagen nxiton drejt automjeteve elektrike

Palo Alto, 7 gusht - Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen parasheh që në të ardhmen të orientohet intensivisht në prodhimin e automobilave elektrikë. Në zhvillimin e automobilave të tillë po punojnë ekspertët në SHBA, Evropë dhe Azi, kurse ky koncern brenda vitit investon rreth 5 miliardë euro për zhvillimin e automobilave elektrikë.

“Volkswageni sivjet ka prezantuar modelin hibrid Touareg, ndërsa në vitn 2012 do të pasojë modeli hibrid i Jettas. Më 2013 në treg do të dalë vogëlushi elektrik E-up, e po këtë vit parashihet edhe arritja e golfit elektrik Blue-e-motion”, ka sqaruar drejtori ekzekutiv i Volkswagenit, Martin Winterkorn, transmeton Delo sllovene.

Korporata gjermane veprimtarinë e saj e zhvillon në qytetin Wolfsburg, por mes tjerash ajo ka një laborator hulumtues edhe në Palo Alto të SHBA-së.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›