E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet Wollfarth takim me Nishanin. Policia e paanshme

Policia eshte e paanshme dhe ajo u perket te gjithe qytetareve.Ata jane te mire trajnuar per procesin zgjedhor, ndersa 8 Majit duhet te jete fitorja e demokracise. Kjo ishte deklarata e ambasadorit te OSBE-se në Tiranë, Eugen Wolfarth, pas takimit ne Ministrinë e Brendshme me ministrin Bujar Nishani.

“Uniforma e policisë i ka te 2 ngjyrat,blune dhe te kuqen dhe policia e shtetit eshte e miretrajnuar per procesin zgjedhor te 8 majit. Kjo dite duhet te jete dita e fitores se demokracise. Mendoj se pregatitjet per keto zgjedhje jane bere ne te dy nivelet e qeverisjes qendrore dhe lokale, te cilet jane marre me listat dhe ato pres te jene me te mirat qe jane zhvilluar ndonjehere ne Shqiperi” tha Wollfarth.

“Bashkëpunimin e shkëlqyer dhe kontributin e veçantë që I kanë ofruar ministrisë së Brendshme, por dhe të gjitha institucioneve dhe agjencive të tjera, pjesë të ministrisë së Brendshme, në pregatitjen e një infrastrukture dhe ambienti të shkëlqyer për zgjedhjet lokale të 8 Majit” tha Nishani.

Takimi i ambasadorit te OSBE-se ne Ministrinë e Brendshme vjen nje dite pasi ai u takua me drejtuesit me te larte te policise se shettit, prej te cileve mori garancine per mbarevajtjen e procesit dhe garantimin e rendit dhe sigurise publike me 8 Maj.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›