Vota duhet te shkoje atje ku votuesi e ka nisur

DW Procedura e numerimit te votave kontestuese nga KQZ eshte e parashikuar ne kodin zgjedhor Pse nuk u publikuan rezultatet sipas kodit brenda 48 oresh pas perfundimit te votimit
Ristani Sigurisht qe eshte brenda kodit zgjedhor procedura e numerimit. Asnje veprimtari e KQZ nuk mund te jete jashte kodit zgjedhor dhe kuadrit ligjor qe Shqiperia ka. Eshte nje procedure ne fakt qe nuk eshte ndjekur here tjeter. Por KQZ ne baze te kodit zgjedhor ka te drejten te unifikoje praktiken dhe per raste te tilla qe ndodhin per here te pare ndoshta celin rrugen nga ketu e mbrapa qe kjo lloj ceshtje do te trajtohet ne kete forme. Eshte e drejte e votuesit sigurisht te votoje dhe te hedhe voten e tij ne kutine e votimit por eshte detyrim i administrates zgjedhore qe vota te shkoje atje ku votuesi e ka nisur.
Subashi Kete procedure KQZ po e ben ne kundershtim te hapet flagrant me kodin zgjedhor. Rezultatit te Bashkise se Tiranes i shtohen disa flete votimi qe jane jo ne proceduren e kerkuar nga ligji. KQZ kishte nje detyrim ligjor me nje afat te percaktuar ekzaktesisht ne kodin zgjedhor. KQZ duhet te bente tabelen permbledhese te 11 KZAZ-ve te minibashkive te Tiranes dhe mbi bazen e kesaj tabele matematikore ku te perfshiheshin numerimet e 11 zonave zgjedhore te shpallte kandidatin fitues.
DW KQZ nuk i publikoi rezultatet qe sipas tyre i binin per shtat kandidatit te PS zotit Rama i cili doli me dhjete vota fitues. Ndersa tani procedura qe po ndiqet i bie per shtat kandidatit te PD zotit Basha E gjitha kjo ka krijuar situate te tensionuar mes dy paleve politike.
Ristani Kodi zgjedhor parashikon qe numerimi duhet te mbaroje ne oren 1700 pasdite te se nesermes se dites se votimit. Por ky afat qe kur ligji qe e ka parashikuar per here te pare dhe deri me sot nuk eshte bere i mundur qe te kapet. Per shkak te menyres se dominimit qe ndjek Shqiperia ky afat eshte absolutisht i pamundur qe te realizohet. Gjithmone numerimi zgjat me teper. Kete here ndodhi nje gje e vecante qe normalisht duhet te ndodhe nje here ne nje mije vjet ku nje popull nje mase votuesish prej 250 mije vetesh kandidatet te ndahen me njeri-tjetrin me dhjete vota. Pra eshte nje vecanti e ketij procesi dhe kjo nxori ne pah edhe kete problem te pazgjidhur ne Shqiperi qe eshte vota e hedhur ne kutine e gabuar. Por vota e hedhur ne kutine e gabuar eshte sigurisht nje vote e vlefshme sepse kutia eshte pjese e administrimit nuk eshte pjese e votimit. Pra per lehtesi te administrimit votat hidhen ne kuti te ndryshme por votat mund te ishin hedhur edhe ne te njeten kuti. Por lehtesia e administrimit nuk mund ta bej te pavlefshme voten e zgjedhesit. Doli per here te pare ky problem dhe per here te pare KQZ po perballet me kete problem dhe duhet ta zgjidhi.
Subashi Kryetari i KQZ nuk ka asnje baze ligjore me kete procedure qe ka nisur per ndryshimin e rezultatit zgjedhor. Jo vetem per ndryshimin e rezultatit por per manipulimin e rezultatit zgjedhor sepse e konsideroj manipulim te rezultatit zgjedhor kete fakt per shkakun se po vepron ne menyre selektive me voten e votuesve te Tiranes. Nuk eshte se mori nje procedure korrekte dhe ligjore. KQZ duhet te shpallte rezultatin per gjithe bashkine e madhe. Kete procedure KQZ nuk e beri por hyri ne nje procedure te paparashikuar ne ligj dhe kjo ne gjykimin tim shkaterroi procesin zgjedhor te Tiranes.
DW Situata nderkohe po eskalon.Shqiptaret po dalin neper rruge ne shenje proteste. Shqiperia po ndeshkohet per shkak te kesaj situate. Barrozo presidenti i KE anullon viziten neTirane. Kane nisur reagimet shqetesuese te nderkombetareve.
Ritsani Shqiperia eshte shtet ligjor dhe vend instuticional dhe konfliktet ne Shqiperi zgjidhen nga institucionet dhe mbi bazen e institucioneve dhe te ligjit. Pergjegjesine sigurisht qe e marrin ata qe thyejne rendin ligjor dhe sulmojne institucionet. Cdo gje mund te zgjidhet vetem duke ndjekur rrugen instutucionale dhe ligjore.
Subashi Sigurisht qe KQZ eshte nje organ kolegjial por pergjegjesia ne veprime eshte e atyre qe bejne parregullsi e secilit prej kater anetareve qe marrin kete pergjegjesi dhe nuk mund te jete teresisht e Komsionit Qendror te Zgjedhjeve. Per shkak te kesaj situate Shqiperia ndeshkohet dhe ndeshkohet vetem e vetem nga kater anetare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe jo nga shtate anetare qe ka Komisioni.
DW Zoti Ristani kur priten rezultatet zyrtare
Ristani Ka ende pune per te bere ndoshta edhe dy-tre dite.
Autor Mimoza Cika - Kelmendi
Redaktoi Angjelina Verbica