E Diel, 1 Nëntor 2026

Jo vizione por ndihma konkrete - Fjalimi i Obames per Lindjen e Mesme nuk i permbush shpresat

Shtetet e Bashkuara mbeshtesin me gjithe zemer rilindjen e demokracise ne Lindjen e Mesme dhe Afriken e Veriut. Ata denojne shtypjen e protestave nga regjimet ne Libi dhe Siri. Ata kerkojne nga Izraeli dhe palestinezet qe te triumfoje me ne fund arsyeja dhe largpamesia dhe te bien dakord per per nje zgjidhje me dy shtete. E gjitha kjo eshte e arsyeshme e kenaqshme - por ne te nuk ka asgje vizionare.

Krahasuar me fjalen e tij drejtuar botes islame para dy vjetesh ne Kajro fjalimi i ri i presidentit amerikan nuk eshte vetem nga toni me i matur. Barack Obama nuk ka dicka substancialisht te re per te thene. Per te terhequr vemendjen ishte njohja e qarte e kufijve te viteve 1967 si baze per zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.Gjithsesi qeveria e Izraelit ka protestuar menjehere kunder ketij konstatimi. Dhe se dyti eshte fakt se ai nuk ruajti nga kritika as partneret e SHBA-se si Jemenin dhe Bahrainin.

Arabia Saudite nuk u permend

Me interesante eshte ajo qe nuk tha Presidenti i SHBA-se. Barack Obama e paralajmeroi Bahrainin qe te mos mbylle ne burgje partneret e mundshem per dialog. Por ai nuk tha se ne cfare menyre ai do te mbeshtese ne te ardhmen forcat demokratike ne vende me rendesi te tille strategjike. Partnerin me te rendesishem te SHBA-se ne rajon - Arabine Saudite te pasur me nafte - ne fjalimin e tij ai nuk e permendi aspak. Pavaresisht se regjimi atje me gjithe reformat e ngadalta shkel rende te drejtat e njeriut duke misheruar keshtu pikerisht te kunderten e vizionit te nje pranvere arabe.

E verteta eshte se vizioni i nje pranvere arabe ne te gjithe rajonin mund te deshtoje apo te coje ne kaos per shkak te perdorimit te dhune brutale nga shume regjime. Fjalimi i matur i Obames reflektoi indirekt jo vetem kete shqetesim por edhe pafuqine e tij. Me sa duket as ai nuk ka vizion se si do te shkoje me tej. Ne fund te fundit vete SHBA kane vetem ndikim te kufizuar mbi dinamiken ne rajon. Por Obama se paku le te flasin veprat Egjipti dhe Tunizia si shembuj te ndritshem te revolucionit do te marrin ndihme te larte financiare per te perballuar me mire tranzicionin e veshtire drejt demokracise. Nje vendim i mencur te cilit duhet ti bashkangjiten edhe vendet evropiane.

AutorReiner Sollich/Angelina Verbica

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›