E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vota e Diasporës, Balla: E turpshme që opozita e kushtëzon me koalicionet

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga foltorja e Kuvendit se opozita duhet të votojë ligjet që i hapin rrugë votës së diasporës dhe jo ta kushtëzojë votën e saj për sa i përket kësaj çështjeje me koalicionet parazgjedhore.

“Dhe ajo që ju bëri qesharakë, nëse do të tërhiqnim vizën e konkluzioneve të kësaj dite, është se sot opozita nuk u shpreh për asnjë moment nëse është pro votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë”, tha Balla.

“Përfaqësuesi juaj kryesor që keni në këto komisionet e reformës zgjedhore, të paktën këto 12 vitet e fundit, për turpin tuaj e kushtëzon ose e lidh këtë me një histori të qartësuar koalicionesh”, tha Balla.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›