E Diel, 1 Nëntor 2026

Vota e Koçante kalon Elhaida Danin në finale të ‘The Voice of Italy’

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani me një interpretim të mrekullueshëm të këngës ‘I Believe I Can Fly’ ka arritur të kaloi në finalen e ‘The Voice of Italy’.

Elhaida, e cila nga Shqipëria shkoi të konkurronte në spektaklin më të madh italian të talenteve të reja, sërish ka arritur që të shfaqë paraqitje mbresëlënëse.

Ajo në natën gjysmëfinale zgjodhi këngën “I Believe I Can Fly”, ku ka arritur që pos ëmbëlsisë së zërit të saj të magjishëm, të reflektojë dhe fuqinë e femrës shqiptare. Pas votimit të publikut Elhaida doli barazim me konkurrenten e saj, më pas ishte vota e të madhit Rikardo Koçante që e kaloi atë për në finalen e 31 majit.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›