E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina përplas për vdekje 40-vjeçarin, largohet nga vendngjarja

ELBASAN - Trupi i pajetë i një mashkulli është gjetur mbrëmjen e së enjtes pranë ‘Zonës së Doganës’ në Elbasan. Viktima është identifikuar si shtetasi Shefqet Çekini, 40 vjeç.

Sipas të dhënave të para nga policia viktima mendohet të jetë përplasur nga një automjet në momentin kur ka qenë duke dalë nga makina e tij. Pas aksidentit makina është larguar nga vendngjarja.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit të aksidentit.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›