E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama me dajre: We will rock you, Tirona!-VIDEO

TIRANË-Partia Socialiste celi sot fushatën elektorale në Tiranë në pallatin e sportit ‘Asllan Rusi’. Pas prezantimit të kandidatëve për qarkun e Tiranës, fjalën përshëndetëse e mbajti dhe kreu i PS, Edi Rama.

Pas paraqitjes së pjesës serioze të fjalimit, salla më pas u pushtua nga tingujt e muzikës ku u këndua bashkarisht kënga ‘Ku ka si Tirona”. Kënga e njohur u përcoll në kor ku debutuan dhe kandidatët për deputetë dhe në mbyllje e famshmja e grupit ‘Queen’, “We will rock you”. Dhe me tipin sportiv që e karakterizon, Rama shoqëroi melodinë me një dajre duke kënduar me korin.
“Nuk ka si Tirona dhe nuk ka si Partia Socialiste e Shqipërisë”, u shpreh Rama me eufori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›