Londër, për vrasjen e ushtarit, edhe dy arrestime
LONDËR-Policia britanike ka arrestuar edhe dy vetë të tjerë të dyshuar lidhur me vrasjen e ushtarit britanik në një rrugë në Londër.
Policia bëri të ditur se ka arrestuar një mashkull dhe një femër, të dy të moshës 29 vjeçare, të dyshuar për bashkëpunim në vrasje.
Ushtari britanik, Lee Rigby, 25 vjeçar, u ther dje për vdekje në mes të rrugës, nga dy vetë që i tundnin hanxharët e mishit dhe thikat dhe brohorisnin slogane islamike publikisht.
Vrasja ndodhi gjatë ditës afër një kazerme ushtarake në Londër. Policia po e trajton vrasjen si sulm të mundshëm terrorist.
Kryeministri i Britanisë, David Cameron, tha se përgjegjësinë për sulm e mbartin vetëm “individët e sëmurë”, të cilët e kryen vrasjen. Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se dy të dyshuarit ishin nën hetime, si pjesë e hetimeve të mëparshme nga shërbimet e sigurisë.
Raportet në media thonë se të dy personat janë shtetas britanikë me prejardhje nga Nigeria.
(d.b/BalkanWeb)