E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vota e Topit, si autopergjimi i Priftit

Nese qytetaret nuk do te kishin pare ne ekran, voten e Presidentit, te hedhur ne kutine e gabuar per Edi Ramen, Bamir Topi mund te kishte shansin qe te moralizonte dhe te fliste per situaten politike "trishtuese". Por zbulimi i te vertetes, per njeriun qe u votua ne krye te shtetit nga e djathta, mazhoranca aktuale qeverisese, ka sjelle dhe prishjen e qetesise se kreut te shtetit e madje, edhe daljen jashte rolit te institucionit, si detyre kushtetuese qe duhet te qendroje mbi palet. Kjo duket se eshte dhe arsyeja qe per nje pjese e opinionit, deklarata e fundit e Topit ishte "shperthyese". Ne fakt, qe pas hapjes se kutive te votimit ne Tirane dhe leximit te votes se kreut te shtetit, per shkak se ishte e vetmja vote e gabuar qe u konstatua nga numerimi i votave ne kutite e gabuara ne KQZ, nuk ka pasur dilema dhe as priteshin me emocione te forta nga qendrimet e Presidentit.

Mes Bamir Topit dhe Dritan Priftit nuk ka shume te perbashketa ne karrieren e tyre politike. Por ka nje moment qe i bashkon te dy keta, duke i bere te jene mjeshter te autogolave politike. Zgjedhjet e 8 majit, per kreun e shtetit, perseriten ne rrethana te ndryshme te njejten gafe qe ish-ministri i Ekonomise, Dritan Prifti, beri me armen e tij me te forte "politike", pergjimin. Ndersa Prifti "denonconte" si "maniak i cimkave", me video te montuara ish-koleget e tij, rezultoi t'i kishte bere vetes "gropen", pikerisht ne nje pergjim te shemtuar teksa merrte nje shume te konsiderueshme parash nga vartesi i tij.

E njejta situate u perserit pak me vone me kreun e shtetit. Njeriut qe karrieren e tij politike e ka ngritur mbi imazhin e nje politikani tradicional te se djathtes ne Tiranes, vota e hedhur per kreun e se majtes, Edi Rama i nxori ne pah qendrimet e dyfishta. Por me shume se kaq, vota tregoi se ne drejtimin e vendit nuk ishte burri i shtetit qe ushtronte funksionet e tij sipas betimit te Kushtetutes, por nje politikan, te cilin me shume se detyra institucionale, e shqetesonin llogarite e politikes se dites dhe fati personal i liderit te opozites. Kjo eshte dhe arsyeja pse askush nuk cuditet me me deklaratat per rikthimin ne politike, hapjen e partie te re, apo konsultat e zgjatura me kreun e KLD-se, per te punuar paradite ne zyrat e shtetit dhe pasdite per krijimin e partise. Qe nga hyrja ne zyren ne krah te Bulevardit, Presidenti i vendit nuk ka menduar per detyren, por per te nesermen politike. Viti i fundit i mandatit dhe pasiguria per te ardhmen politike qe deklaratat te jene "shperthyese". Por djathta tradicionale duket se nuk e pranon njelloj si me pare. Vota e hedhur per kundershtarin politik te PD-se njelloj si videopergjimi i Priftit tregoi se kush ishte politikani qe u zgjodh nga e djathta dhe votonte majtas.

Si e pranoi Topi, voten per Edi Ramen

Me 29 Shtator 2011

"Nuk kam dashur te bej kauze publike ate qe eshte personale. Vota eshte personale. Ne rast se dikush tenton te na censuroje ne kete pike, atehere pastaj futemi ne diskutime te tjera qe jane shume serioze. Une nuk besoj qe te jete kjo. Le ta konsiderojme qe eshte nje gje qe eshte thjesht personale dhe besoj se edhe pse jam President i Republikes, e kam te drejten e nje vote. Asnjehere nuk kam votuar ne grup, asnjehere nuk kam falsifikuar voten e dikujt tjeter. Perkundrazi, kam bere gjithmone, ate lloj propagande le ta quajme, qofte edhe paraelektorale qe te gjithe votuesit te ushtrojne voten e tyre dhe te votojne per ate qe kane deshire te votojne".

"Top Channel", 29 Shtator 2011

Si e mohoi Topi 2 here, voten per Edi Ramen

Me 20 maj 2011

Zedhenesja e Presidentit te Republikes, Mimoza Kociu, Me 20 maj 2011

"Presidenti i Republikes, Bamir Topi, hedh poshte me neveri spekulimet politike dhe mediatike lidhur me voten e tij te fshehte te dhene me 8 maj per organet e qeverisjes vendore. Presidenti i Republikes e ka ushtruar te drejten e tij kushtetuese te votes si cdo qytetar tjeter, me bindjen e plote se vota e cdo qytetari eshte dhe duhet te jete e fshehte, sic percaktohet nga Kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe Kodi Penal i Republikes se Shqiperise. Cdo qytetar i interesuar ka patur rastin te shohe ne forme publike e vizive aktin e votimit te Presidentit, si votim i rregullt, ligjor dhe korrekt. Cdo aludim tjeter, mbetet produkt i sajuar politik e mediatik, i lidhur me kontekstin politik te dites si dhe per terheqjen e vemendjes nga problemet e medha qe po shfaq vonesa ne administrimin ligjor te rezultatit te zgjedhjeve. Presidenti i Republikes refuzon te perfshihet ne spekulimet dhe lojerat politike te dites, dhe me cilesine e Kryetarit te Shtetit apelon edhe njehere aktoret politike dhe institucionet pergjegjese, qe te lene menjane cdo alibi dhe perpjekje per te sajuar skema te tilla te uleta dhe te kryejne detyren dhe pergjegjesine qe u ngarkon ligji dhe interesat madhore te vendit."

Deklarate nga zedhenesja e Presidentit, Mimoza Kociu, 20 maj 2011

Me 28 korrik 2011

"Presidenti Topi ka refuzuar dhe refuzon te behet pjese e ketij debati shterpe e te inskenuar, dhe sic e ka deklaruar edhe me pare, votimi i tij me 8 maj ka qene korrekt. Cdo tentative per interpretimin e votes nuk lidhet me ate menyre votimi, por me pergjegjesine ekskluzive te administrimit partiak te votave si dhe me skenaret e parapergatitur nga autore te ketyre inskenimeve".

Reagim per shtyp i Presidentit Topi, 28 korrik 2011

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›