E Diel, 1 Nëntor 2026

Vota e emigrantëve, Berisha:Ftoj Ramën në negociata, mos ki frikë nga vota e tyre

Gazeta Shqip

Sali berishaNga Librazhdi, ku ka inaguruar segmentin rrugor Hotolisht-Frare, kryeministri Sali Berisha ka ftuar kryesocialistin Edi Rama në negociata për tu dhënë mundësinë emigrantëve shqiptarë të ushtrojnë vullnetin e tyre përmes votës në 23 Qershor. Duke iu referuar akuzave të Ramës në Milano, Berisha i bëri thirrje të mos i druhet votës së tyre, ndërsa garantoi se qeveria do të mundësojë teknologjinë më moderne për tu dhënë mundësinë qoftë përmes votimit on-line apo në Ambasada.

E dëgjova gjatë një takimi në Milano mes emigrantëve ku u tha se nuk deshi Berisha që ju të votoni. Ja ku i them, nuk deshe ti, dhe nëse ke kthyer mëndje të Hënën të biem dakord që çdo emigrant të votojë për vendin e tij, të votojë në zgjedhjet e 23 Qershorit. I kemi të gjithë në lista, qeveria merr përsipër të instalojë me shpejtësi teknologjinë më moderne, të votojnë online, nëpër Ambasada, mos ke frikë nga vota e tyre tha Kryeministri.

Berisha i është rikthyer akuzave për bllokimin e tre ligjeve në Kuvend, duke deklaruar se Rama nuk ofron asgjë për shqiptarët përveç dy alternativave: gënjeshtrën dhe mohimin.

Gënjen vetëm burri që ka frikë nga vetja e tij. Dy janë alternativat e tij, gënjeshtër dhe mohim. I them Ramës se gënjeshtra është dobësia më e madhe e burrit dhe gënjen vetëm ai që ka frikë nga vetja e tij. Dy janë alternativat e tij janë  gënjeshtra dhe mohimi. Këto 8 vite bëre gjithçka për të bllokuar, por fatmirësisht nuk bllokove NATO-n dhe vizat. Bllokove tre ligjet, i bllokove por dita e gjykimit po vjen dhe duhet ta dini se me atë bllokim ka bllokuar qindra e qindra milionë euro për shqiptarët, jo qeverinë. I bllokove vetëm për ligësinë e shpirtit tënd, se mendove se Berisha do merrte kredi më të mëdha. Qeveria ime bëri cdo gjë dhe statusi u rekomandua për Shqipërinë. Me bllokimin e ligjeve ke bërë një akt të shëmtuar ke shkelmuar një interes jetik theksoi Berisha.

Më tej Kryeministri garantoi banorët e Librazhdit se katër vitet e ardhshme qeveria do të bëjë gjithçka për mbështetjen e fermerëve, zhvillimin rural dhe garantimin e shërbimeve të njëjta me ato të qytetit.

13 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Vota e emigrantëve, Berisha:Ftoj Ramën në negociata, mos ki frikë nga vota e tyre burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›