Vota e emigranteve Rama genjen bashkatdhetaret ne Selanik
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ishte dje ne Selanik te Greqise ku promovoi librin e tij Kurbani. Ne bashkebisedim me emigrant shqiptare ne kete vend ai beri thirrje per mosbojkotim te zgjedhjeve. Madje shtoi se eshte determinante cdo vote e tyre. Por ky qendrim i kryesocialistit bie teresisht ndesh me ate te shprehur zyrtarisht ne Komisionin e Reformes Zgjedhore ku nuk jane mbeshtetur kerkesat e partive te vogla. Nje prej te cilave kishte te bente me voten e emigranteve. Kur Levizja Socialiste per Integrim e ka paraqitur kete kerkese ne komision nuk ka marre mbeshtetjen e socialisteve. Nderkohe Rama gjate fjales se tij ne Selanik ka theksuar se vota e shqiptareve eshte percaktuese per fatet e vendit. Ne Shqiperi ju keni shume per te bere qe do te thote qe ta mendoni veten pjese te procesit politik dhe te ndikoni dhe ndihmoni qe sa me shume prej jush te organizohen dhe te vijne te votojne sa me shume prej jush me cdo menyre me cdo rruge me cdo sakrifice sepse dita e votimit percakton jo thjesht se kush fiton por se si do te jete Shqiperia me ju - tha Rama. Ai deklaroi se paqendrueshmeria e indiferenca e shtetit shqiptar shpeshhere kane qene motiv per diskriminimin e emigranteve atje. Ne rast se sot shiheni shume me ndryshe se si jeni pare ne fillim kjo eshte merita juaj nuk eshte merita e shtetit shqiptar. Shteti shqiptar ne 20 vjet nuk ka bere asgje - ka pohuar kryesocialisti. Ai shtoi se programi i PS-se ka nje pjese te posacme per emigrantet dhe do te kerkohet dhe mendimi i tyre. Ajo qe ne mund te bejme eshte ajo qe mund ta bejme se bashku. Mund ta bejme se bashku duke degjuar prej jush duke kuptuar prej jush duke e bere pjese te programit tone ate qe ben sens si shqetesimi i perbashket i juaji. Ju besoj e keni ndjekur qe ne kemi shkruar nje program te ri. Ne ate program kemi nje pjese te posacme per emigrantet. Eumlshte hera e pare qe nje program partie ka nje dedikim te posacem per emigrantet. Por eshte vetem hapi i pare dhe ai nuk eshte nje program i perfunduar eshte thjesht baza e nje rruge qe ne duam ta bejme se bashku deri ne zgjedhje. Ne Programin e PS-se secili prej shqiptareve qe jeton ne emigracion mund te jape kontributin e tij pasi platforma politike e prezantuar ne kongresin e 5 nentorit ka ende nevoje per ide dhe kontribute - deklaroi ai. Kreu i opozites shoqerohej ne Selanik nga deputeti Taulant Balla sekretari per emigracionin Erjon Veliaj dhe kryebashkiaku i Korces Niko Peleshi. Ai gjithashtu zhvilloi nje takim me kryetarin e bashkise se qytetit grek te cilit i dhuroi nje kopje te librit.