E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në treg kukulla Middleton, shtatzënë

Herët a vonë do të ndodhte, ku gruaja e Princit William, Kate Middleton, do të kthehej në një simbolikë për të gjithë.

Një kompani britanike do të sjellë në treg një kukull shtatzënë, e cila mban vulën e Dukeshës mjaftë të dashur për të gjithë. Sipas “Daily Mail”, kompania do të prodhojë një version ndryshe nga të tjerat, ku do të vihet re barku më i madh, ndryshe nga modelet e tjera me trup perfekt.

E gjithë kjo punë voluminoze nuk ndodh krejt rastësisht, pasi kërkesat e britanikëve kanë qënë të mëdha.

Kemi patur madje shumë kërkesa për një kukull Pippa, deklaroi zëdhënësi Arklu Lucie Follett. Ndërkaq, Pallati Mbretëror gjithmonë ka hedhur poshtë zërat, se gruaja e princit William mund të jetë shtatzënë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›