Malaj Kriza nuk zgjidhet me perjashtimin e kolegeve
Vendimi i kryesise socialiste per largimin e Kastriot Islamit nga strukturat drejtuese nuk eshte mirepritur nga deputetet socialiste. Arben Malaj anetar i kryesise dhe nje emer i rendesishem i selise roze i cili shpesh eshte vene ne qender te vemendjes per kritikat e tij edhe pse te moderuara ndaj kryesocialistit Rama e konsideron kete vendim si aspak te drejte. Sipas Malajt kriza nuk mund te zgjidhet me perjashtimin e kolegeve. Ai kujton se dhe takimet e tij te shumta te zhvilluara ne te gjithe vendin synonin pikerisht betejen per demokraci te brendshme per te qene me te hapur per radikalizmin apo kapjen e partive por kjo nuk mund te realizohet duke perjashtuar njerez me kontribute ne parti. Une ju kerkova mirekuptim te diskutojme rreth idese si te zhdukim rrenjet e krizave konflikteve politike dhe grindjeve ne cdo rast rruga nuk do te jete perjashtimi kolegeve por ulja e rasteve konkrete qe i nxisin keto kriza. Pra te demokratizojme partite politike te ndalim radikalizmin e partive politike te ndalim kapjen e shtetit te ndalim kapjen e partive politike te kufizojme vitet qe i njejti person qendron ne nje mandat politik ne parti apo ne qeverisjen e vendit ne nivel vendor dhe qendror te mbeshtesim meritokracine jo karrieren me telekomande tu kerkojme deputeteve te jene aktive dhe te kene integritet personal dhe politik dhe jo ti shnderrojme ne manekine apo kartone solidare - thote Malaj ne faqen e tij lsquoonline. Sipas tij debatet jane pjese e partive moderne dhe duhet gjetur rruga per zgjidhje afatgjata. Duhet te diskutojme ndaj duhet te mos jemi thjesht pro dhe kunder por te gjejme zgjidhjet me te mira afatgjata jo thjesht si u pelqen disa individeve por si duhet te jete ne favor te gjithe shqiptareve - thote Malaj.