E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth politikës: Përshpejtoni reformën zgjedhore

Duke i quajtur si bazat e demokracisë, respektimin e shumicës dhe të drejtën e votes, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth i ka bërë thirrje politikës shqiptare për përshpejtim të reformës zgjedhore.

Gjatë një vizite përgjatë ditës së sotme në pikën kufitare të Kapshticës Wollfarth ka ritheksuar se nuk ka kohë për të humbur, ndaj reforma zgjedhore duhet të shqyrtohet sa më parë në Parlament.
 

“ Jemi në prag të zgjedhjeve elektorale.Klasa politike shqiptare duhet të gjejë gjuhën e mirëkuptimit për të folur për reformën zgjedhore. Kjo reformë duhet të diskutohet në parlament dhe të votohet atje.

Në demokraci vlerësohet shumica dhe e drejta e votes, ndaj dhe reforma zgjedhore duhet të zgjidhet menjëherë”-tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›