E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtaret te gjithe ne proteste


Në oren 12 të drekës të së hënës, të gjithë gjykatesit e të gjitha shkallëve të gjyqesorit bojkotuan proceset gjyqesore per 15 minuta, ne homazh te vrasjes makabre te gjykatesit 33-vjecar Skerdilajd Konomi.

Duke qene se gjykatesit e kane te ndaluar me ligj greven, bllokimi i punes ne mesdite e kordinuar ne te njejten kohe ne te gjithe Shqiperine, eshte me shume edhe nje menyre proteste e heshtur, per te nxitur zbardhjen sa me shpejt te vrasjet të kolegut te tyre dhe gjithashtu te parit gjykates te vrare ne shqiperi.

Top Channel ndoqi bojktotimin e gjyqeve ne te gjitha gjykatat, si dhe ne Tiranë, ku gjykatesit boshatisen Vrasja e gjyqtaritAtentatet me bombe, ende misterVlorë, flasin familjarët e gjyqtaritVlorë, Topi në familjen Konomi sallat dhe u mbyllen ne zyra.

Gjykata e Lartë ka bere te ditur me ane te nje njoftimi zyrtar bashkimin njezeri me te gjithe gjyqtaret e Shqiperise ne nderim te gjyqtarit Konomi. 'Me ane te kesaj proteste te heshtur,- thuhet ne deklarate,- gjyqtarët i bejne thirrje opinionit publik, qe t'i ofrojne pushtetit gjyqsor solidaritetin e mundshëm".

"Kjo protestë e heshtur është një homazh në nderim të kolegut tonë, mikut, njeriut të mirë, babait të dy fëmijëve, Skerdilajd Konomi. Kjo protestë ka për qëllim sensibilizimin e organeve kompetente për të punuar fuqimisht me të gjithë autoritetin që jep ligji në zbardhjen e kësaj ngjarje, për t'i vënë autorët e këtij akti terrorist para drejtësisë", thotë Gerd Hoxha, gjykatës, anëtar i Unionit të gjyqtarëve të Shqipërisë.

Nderkohe nga nje vezhgim i Top Channel neper gjykata eshte verejtur se shumica e gjyqtareve kane frike pas shperthimit te makines se Skerdilajd Konomit dhe vrasjes se tij ne syte e publikut ne mes te dites dhe ne mes te qytetit te Vlores. Te kontaktuar nga Top Channel pjesetare te grupit hetimor pohuan se nuk kane asnje gjurme nga ky egzekutim i sofistikuar dhe mafioz dhe po punohet mbi te gjitha pistat e mundshme. E vetmja shprese thane hetuesit per momentin eshte zbardhja e tabulateve telefonike.

Hetimet, mblidhen dosjet e Konomit

Grupi hetimor i kryesuar nga prokurorë të Krimeve të Rënda, kanë administruar të gjitha dosjet e gjykuara prej tij, si dhe ato qe i ndjeri kishte ende ne proces.

Hetuesit dhe policia e Vlores kane marre ne pyetje dhjetra deshmitare okulare qe ishin te pranishem ne bulevardin kryesor te qytetit ne castet kur ndodhi shperthimi i mjetit me te cilin po udhetonte gjykatesi Konomi. Burime policore dhe të aferm te Konomit thane se jane marre gjithashtu ne pyetje edhe persona te njohur te tij, per te hedhur drite mbi ndonje konflikt te mundshem per te cilin gjykatesi mund ta kishte rrefyer, por nuk dihet ende nese mbi keto deshmi mund te jene marre te dhena te nevojshme per hetimet.

Ajo qe konfirmohet eshte se hetimet kane nisur per pisten per vrasje per shkak te detyres, pavaresisht se per dyshimet e egzekutimit per shkak te detyres nuk ka ende te dhena konkrete, te pakten publikisht. Por hetimet duket se do te shtrihen edhe ne pista te tjera.

Skerdilajd Konomi, gjyqtar i Shkallës së Parë në Gjykatën e Vlorës është vrare te premten nga një shpërthim eksplozivi në bulevardin kryesor të qytetit të Vlores.

33-vjecari,i martuar, baba i dy femijeve 4 dhe 1 vjec, mesohet se ishte nisur per te shkuar ne pune me mjetin e tij kur ndodhi shperthimi brenda ne makine ne ecje e siper. Ne momentin e shperthimit prane tij nuk ka patur mjete te tjera. Shperthimi i forte ka shokuar kalimtaret qe kane pare ne mes te bulevardit nje automjet qe vazhdonte te ecte per inerci pasi shpertheu. Disa prej tyre vrapuan per te nxjerre nga makina drejtuesin e mjetit. I ndjeri ishte ende gjalle kur kalimtaret perpiqeshin te hapnin dyert e shkaterruara.

Per shkak te demtimit te kembeve qe kishin ngecur ne pjeset e demtuara te mjetit, trupi nuk u be e mundur te largohej menjehere nga mjeti, i cili pak sekonda me pas u perfshi nga flaket.

Eshte dashur nderhyrja e zjarrefikesve qe te shuajne flaket qe shperthyen ne automjetin e shkaterruar nga eksplozivi. Pasi zjarrfikesit evituan ndonje shperthim tjeter te mjetit, policet dhe kalimtaret terhoqen trupin e gjytarit te ri nga mjeti. Pa pritur ende mberritjen e ambulances dhe mjekeve, policet transportuan per ne spital te riun, i cili mesohet se humbi jeten me pas per shkak te plageve te medha dhe djegieve te trupit.

Atentat mafioz

Verifikimi i targës së automjetit bëri shpejt të qartë për policinë se bëhej fjalë për një ngjarje shumë më të rëndë se atentatet që kishin ndodhur më parë në Vlorë. Skena e krimit ishte pothuaj identike me atë të ndodhur më herët këtë vit në Skelë, por viktima bënte ndryshimin.

Ekspertët më të mirë të Policisë së Shtetit u gjendën shpejt në vendin e ngjarjes dhe konstatuan se në makinën e gjyqtarit Skerdilajd Konomi ishte vendosur një sasi e konsiderueshme lënde plasëse dhe shpërthimi ishte komanduar në distancë. Pak orë më vonë, hetuesit mësuan një fakt tjetër që i vuri vulën klasifikimit të këtij krimi si atentat i tipit mafioz.

Gjyqtari Konomi kishte blerë përpara pak kohësh një makinë të re, një “Mercedes Benz” të kushtueshëm, ndërsa Mercedesi me të cilin lëvizte dje, përdorej zakonisht nga bashkëshortja e tij. Por një ditë përpara atentatit, dikush i kishte çarë me thikë gomat e “Mercedesit” të ri, duke e detyruar gjyqtarin që banonte në zonën e Ujit të Ftohtë, të përdorte makinën e vjetër për të shkuar në punë. Ekspertët e policisë thonë se në makinën e re të gjyqtarit, për shkak të sistemeve moderne të sigurisë, ishte e vështirë të vendosej një bombë, ndërsa në makinën e vjetër, vendosja e një bombe mund të konsiderohej “punë fëmijësh”.

Sondazh

A keni besim se drejtesia do te zbardhe vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi?

Po

Jo


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_354'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(354); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Shqipëria konfirmon: Greqia kërkime për naftë në Jon
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore konfirmon se Greqia ka nisur përgatitjet për kërkimin e naftës në kufi me Shqipërinë, por mohon që ato të prekin pjesën e debatueshme të paktit detar qe u rrezua nga Gjykata Kushtetuese.
"Konsensus kombëtar për në BE"
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Lambrinidis deklaroi pas takimeve që zhvilloi bashkë me homologun italian Franco Frattini me krerë të politikës dhe drejtues të opozitës ne Tirane, se Shqipëria duhet të punojë fort në rrugën drejt Bashkimit Evropian. "Vota, jo për t'i hedhur hi syve të BE-së
Socialistet bejne hapin e pare drejt normalizimit te mardhenies me mazhorancen duke dhene miratimin per nisjen e kontakteve te para per reformen zgjedhore.
Dhe yjet rrijne e veshtrojne
Mimi Kodheli - Shumëkush prej brezit tim apo më të mëdhenj se unë në moshë, kujtojnë pa vështirësi një vepër të novelistit skocez, Doktor Archibald Cronin të titulluar “Dhe yjet rrijnë e vështrojnë”. Edhe ata që nuk e kanë lexuar veprën, kanë pasur rastin ta shikojnë të realizuar si film serial në bardh e zi. Zgjimi i shpirtit
Eni Vasili  - Një nga intervistat më interesante dhe takimet më të veçanta që kam pasur në vitet e mia të punës ishte ai i kësaj vere, me Tariq Ramadan.

Lajmet kryesore

"Konsensus kombëtar për në BE"
Frattini e Lambrinidis  japin mesazhin në Tiranë
"Vota, jo për t'i hedhur hi syve të BE-së
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkime për naftë në Jon
Francë, shpërthen furra e impiantit bërthamor, një i vdekur
Nis viti i ri shkollor

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›