Fitorja qe vjen nga daltonizmi
Perpos halleve te medha e te te gjitha llojeve qe po kalon kjo Shqiperi e gjore tani papritur i duhet te perballoje edhe pasojat e semundjes se daltonizmit qe paska prekur ne mase qytetaret e saj. Ekzistencen e kesaj semundjeje ne nje shkalle te konsiderueshme ne vend e konfirmoi vete kryeministri i Shqiperise besueshmeria e te cilit per kete ceshtje eshte teper e madhe per vete profesionin paresor te tij ate te mjekut.
Per ata qe nuk e njohin kete semundje daltonizmi shkakton probleme ne dallimin e ngjyrave. Sipas shpjegimeve shkencore qe kushdo mund ti gjeje lehtesisht duke kerkuar ne internet daltonizmi zakonisht i quajtur deficenca e te parit te ngjyrave ka te beje me problemet lidhur me dallimin e ngjyrave dhe toneve te tyre. Nje ne 20 meshkuj vuan nga daltonizmi por vetem nje ne disa qindra femra eshte daltonike. Ky ishte nje shpjegim me gjuhe te thjeshte per te kuptuar ceshte kjo semundje. Perqindjet e mesiperme sigurisht nuk jane tregues per Shqiperine ku sipas kryeministrit numri i te semureve daltonike eshte edhe me i madh sesa kjo mesatare.
Ne Shqiperi duket se kjo semundje u evidentua ditet e fundit dhe saktesisht pas 14 majit kur perfundoi numerimi i votave te zgjedhjeve lokale. Ne kutite qe vazhduan te numeroheshin per kryetaret e minibashkive dhe keshillave te tyre u gjeten shume flete qe nuk kishin te njejten ngjyre me fletet e tjera. Shpjegimin per kete anomali e dha mbreme kryeministri Berisha ne nje konference te posacme dhe shume te ngeshme per shtypin. Sipas tij votuesit te kategorive te ndryshme meshkuj femra te rinj dhe pleq kishin hedhur fletet e votimit ne kutite e gabuara dhe nje nga shkaqet kryesore te ketij gabimi njerezor ishte pikerisht semundja e daltonizmit nga e cila ata vuajne.
Si doktor i diplomuar kryeministri Berisha e di se cdo semundje kerkon ekzaminim mjekesor te hollesishem por ne rastin konkret ai e shkroi lehtesisht diagnozen sepse dukej ashiqare se fletet e votimit me lloj-lloj ngjyrash kishin fluturuar sa ne nje kuti ne tjetren. Keshtu ai hodhi teorine e re se votimet e 8 Majit ishin jo vetem nje test per orientimin politik te qytetareve por edhe i shkalles se daltonizmit te tyre.
Nga ajo qe po ndodh ne KQZ e qe te gjithe po e shohim live ne televizion daltoniket me te shumte ne numer duket se jane ata qe kane votuar per kandidatin e PD Lulzim Basha. Megjithate asnje prej tyre nuk duhet te fyhet e aq me pak te trembet jo vetem se nuk behet fjale per nje semundje te rende jo vetem se votat po iu numerohen me kujdes te madh nga nje komision qe ligjin e ka bere lecke ku po fshin kepucet por edhe per faktin se anomalia e tyre po luan nje rol shume te rendesishem pasi fale saj rezultati i zgjedhjeve do te kete ngjyren e deshiruar nga vete doktor Saliu.
Menjane shakate deklaratat qe Berisha beri mbreme ishin vertet trishtuese tallese dhe fyese per kedo qe duke hequr menjane simpatite politike kupton se kryeministri doli te justifikoje pa iu trembur syri masakrimin dhe carvalitjen qe po iu behet kutive te votimit ne ndertesen ku ato duhet te ishin me te sigurta sesa prane Zotit.
Ai nuk ngurroi te siguroje se nuk eshte bere dhe nuk po behet asnje manipulim gjate procedurave te KQZ-se ku gjithe njerezit qe kane kryer te pakten shkollen fillore e kuptojne se Ristani dhe te tijte po numerojne e po shkruajne ne tabela me shume flete votimi sesa numri i personave qe sipas po atyre tabelave kane marre pjese ne votim.
Doktori nuk tha se si quhet ajo anomali e syve qe nuk te lejon ti shohesh te gjitha keto. Megjithate te gjithe pame qarte se Berisha jo vetem qe i legjitimoi shkeljet por u shpreh i lehtesuar se pervec votave per Lul Bashen rihapja e kutive nxori ne drite edhe ekzistencen e semundjes se daltonizmit qe ka prekur papritur syte e shqiptareve.
Edhe pse nuk e tha lihet te kuptohet se nga daltonizmi ndoshta vuan edhe Presidenti i Republikes i cili gjithashtu kishte ngaterruar ngjyrat e kutive gjate votimit. Pavaresisht probabilitetit per te qene e vertete pas kesaj ia vlen qe edhe presidenti te beje nje vizite tek okulisti. Gjithe te tjeret qe frikesohen se mos jane prekur nga kjo semundje dhe qe skane mundesi te bejne nje vizite mjekesore per shkak te gjendjes ekonomike siu mbetet tjeter vecse te presin zgjedhjet e ardhshme. Nga menyra se si do ti hedhin fletet e tyre ne kuti do te rikonfirmojne jo vetem simpatine e tyre politike dhe faktin nese vuajne ose jo nga daltonizmi por do ti japin nje mundesi me shume KQZ ti qendise rezultatet ne varesi te ngjyrave. Ky eshte nje mekanizem sa efikas aq edhe praktik i sugjeruar nga kryemjekuministri i Shqiperise.