Topi: Tryeza pati efekt, opozita u kthye ne Kuvend
Presidenti i Shqiperise Bamir Topi ne interviste me "Deutsche Welle"-n flet per mbeshtetjen gjermane, per kandidaturen e Shqiperise ne BE dhe detyrat e klases politike ne Shqiperi, per perspektiven e anetaresimit.
Qeveria aktuale gjermane eshte paksa e rezervuar ndaj zgjerimit te metejshem te BE-se. Cili eshte gjykimi qe i ben Presidenti Keler kandidatures se Shqiperise?
Une besoj, se pavaresisht nga klima qe ekziston ne BE, nje lloj rezervimi per sa i perket zgjerimit, per shkak te problemeve qe jane krijuar edhe ne disa vende te Bashkimit Evropian, kjo nuk e zbeh suportin qe Gjermania i ka dhene dhe do t'i jape Shqiperise ne rrugen e integrimit. Ceshtja e integrimit natyrisht qe ka disa faza: Sot Shqiperia eshte vend i NATO-s, qe tregon qe ka permbushur nje pjese te rendesishme te aspirates se integrimit ne familjen euro-atlantike, kemi nje stad tjeter, qe ne kerkojme ta arrijme sa me shpejt dhe besoj se kjo do te arrihet brenda ketij viti, qe eshte liberalizimi i levizjes se njerezve dhe patjeter qe procesi i anetaresimit te BE, ndonese se ka rezerva per momentin, besoj qe eshte nje tendence natyrale e pandalshme e Shqiperise per t'u futur ne BE, por edhe te vendeve te BE per te absorbuar Shqiperine ne gjirin e familjes evropiane.
Cili eshte roli qe luan kriza aktuale e Shqiperise, ne rrugen e saj drejt BE-se?
Natyrisht, eshte kusht i domosdoshem per integrimin qe nje vend te kete stabilitet politik, pergjithesisht institucionet e Shqiperise jane te qendrueshme, por klima politike dhe parlamentare, domosdoshmerisht kerkon nje rritje te koshiences se te gjitha partive politike qe kompozojne Parlamentin, qe te jene me bashkepunuese, te marrin pjese me aktivisht ne realizimin e reformave, dhe pertej rendesise jetike qe ka bashkepunimi ne ceshtjet e brendshme te Shqiperise, ka rendesi edhe ne imazhin e Shqiperise ne Evrope. Besoj qe eshte e rendesishme dhe partite politike do te dine ta kuptojne rendesine e forcimit te imazhit.
A do te angazhoheni ju edhe njehere per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje?
Une mendoj qe tryeza e Presidentit pati nje rezultat konkret. Opozita tashme realisht ka trokitur ne Parlament, eshte bere pjese e Parlamentit, ndoshta jo me kapacitet te plote, por eshte nje ceshtje qe sot ndodhet realisht ne Parlament. Partite politike tani jane afer, pavaresisht se marrin pjese fort ne debatin politik qe eshte dicka e rendesishme per demokracine, duhet te dine te bashkepunojne edhe per reformat e medha. Sa kohe qe jane ne Parlament, une e shikoj te tepert nje lloj interference per t'i thene: Ejani bisedoni. Ato natyrisht jane duke biseduar, po debatojne dhe jane ne Parlament dhe besoj qe atje duhet te gjejne zgjidhje midis tyre.
Opozita ka paralajmeruar protesta masive, kjo nuk flet per zgjidhjen e krizes?
Po besoj, eshte ne te drejten e opozites qe te protestoje kur mendon qe duhet te protestoje, eshte nje nga opsionet e betejes demokratike, cdo parti ka te drejte te perpunoje dhe te realizoje taktikat dhe opsionet e veta politike. Mendoj qe pertej protestave, partite politike do te kene koshiencen qe edhe te kene rezultate konkrete ne bashkepunimin midis tyre. Nuk mund te bej koment per protestat, sepse duke pasur nje eksperience te gjate politike - edhe une kam protestuar kur kam qene pjese e nje formacioni politik - keshtu qe askush nuk mund te kontestoje te drejten per te protestuar, por jam i bindur, qe edhe protestat do te realizohen brenda kuadrit ligjor, qe vete politika i ka aprovuar, i ka perpunuar dhe duhet t'i pranoje si te tilla.
Nje problem tjeter qe nuk po zgjidhet eshte ai i Gjykates Kushtetuese. Si mendoni ju se mund te dilet nga kjo ceshtje?
Jo, une besoj qe jemi absolutisht ne kohe per Gjykaten Kushtetuese. Shume shpejt do te zbatohet linja kushtetuese e emerimit te anetareve te Gjykates Kushtetuese, qe sipas Kushtetutes do te miratohen ne Parlament.
Cilat jane kushtet qe keni vene ju?
Jane vetem kushte, te cilat une jam i detyruar t'i zbatoj sikurse percaktohen ne Kushtetute: Qe njerezit te cilet zgjidhen ne Gjykaten Kushtetuese e ne cdo gjykate, duhet patjeter te jene ne parametrat me te larte te moralit dhe te profesionalizmit. Pastaj gjithcka eshte pjese e nje procedure, e cila pershkruhet me shume hollesi ne Kushtetute dhe ne ligj.
Hera e fundit kur nje president shqiptar vizitoi Gjermanine, ishte para 12 vjetesh. Si mendoni, a ka ardhur Shqiperia ne kete vizite me nje vetedije tjeter, mbas ketyre 12 vjetesh?
Une besoj qe dymbedhjete vite nuk jane pak per nje vend, i cili i eshte nenshtruar ndryshimeve mjaft dinamike. Shqiperia sot eshte vend i NATO-s, ku kemi pasur edhe nje ndihme te drejtperdrejte nga Gjermania, per te qene anetare te NATO-s. Sot jemi ne prag te levizjes se lire te njerezve, e cila eshte nje aspirate dhe nje deshire e vjeter e popullit shqiptar, per te qene i lire dhe jemi ne nje rruge te pandalshme drejt Bashkimit Evropian. Jemi me afer se kurre. Keshtu qe ka nje ndryshim, sepse dymbedhjete vite nuk jane pak edhe per jeten e nje njeriu, por edhe per ate te nje vendi dhe ekonomine e tij. Keshtu qe sot vijme me nje imazh te ri per Shqiperine dhe per shqiptaret, edhe kjo gje u perceptua edhe ne takimin me Presidentin Keler.