E Diel, 1 Nëntor 2026

Vota, “nervozohet” Rama

Mallakastër -Mallakastra ka qenë stacioni i radhës së Kryetarit të PS Edi Rama. Duke folur para mallakastriotëve, Rama u shpreh se kjo zonë është ndër më të varfrat, më të papunat. Kreu socialist nënvizoi se Shqipëria sot vuan pasojat e politikës së vjetër të Sali Berishës. Gjatë fjalës së tij në Mallakastër Rama u angazhua për lëvizjen pa viza brenda zonës shengen të të gjithë shqiptarëve duke nisur nga viti i ardhshëm. Ka 18 vjet nënvizoi Rama që politika e vjetër e premton lëvizjen pa viza, e në ndërkohë Sali Berisha premton përsëri se do heq vizat, po t’i jepni votën, duke fyer inteligjencën e popullit shqiptar.

Vota tha Rama në takimin masiv dhe entuziast në Mallakastër duhet të shkojë vetëm për PS, duke iu bërë thirrje mallakastriotëve të mos çojnë asnjë votë dëm në këto zgjedhje që janë të një rëndësie themelore, që ndajnë të ardhmen me të shkuarën e Shqipërisë

“Nuk ka pushtet rrugaçësh dhe as rrugaçë në pushtet që mund ta prekin votën e ndryshimit më 28 qershor. Nuk do të ketë vrimë për t’u fshehur, cilido që do të guxojë të bëjë një lojë sado të vogël me votën e socialistëve më 28 qershor, sepse ne do të fitojmë. Ne do të fitojmë sepse e shkuara nuk mund të bëhet e ardhme dhe e ardhmja nuk mund të mbetet peng në duart e politikës së vjetrër dhe të së shkuarës”-tha kreu socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›