E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet lideri i Lëvizjes për Liri në Iran

Teheran - Lideri i Lëvizjes për Liri në Iran, Ebrahim Yazdi është arrestuar nga autoritetet e këtij vendi gjatë kohës që gjendej i shtruar në spital. Lajmi është bëri i ditur për mediat ndërkombëtare nga një anëtar i Lëvizjes për Liri.

Situata na Iran vazhdon të jetë e tensionuar që pas zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale në fundjavë, të cilat nxorën fitues presidentin Ahmedinexhad. Këto zgjedhje kundërshtohen nga mbështetësit e kandidatit tjetër Musavi.

Ndërkohë, presidenti amerikan Barak Obama vetëm një ditë më parë kujtoi se të dy konkurrentët nuk ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri, përderisa të dy nuk heqin dorë nga çështjet bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›