Rama: Protestat do të jenë mjeti i pandalshëm
Kryetari i Partisë Socialiste, në mbledhjen e parë në Asambles, pas zgjedhjeve vendore të 8 majit, deklaroi me qartësi se tashmë duhet bërë një lexim më i hapur i fitores së 8 majit, dhe per kete do te perdoret cdo mjet demokrat, sikurse jane dhe protestat. Në këtë qëndrim kombëtar, kreu opozitar tha se PS duhet të bëhet me e qartë se kurrë ndonjëherë në misionin për tu anëtarësuar në BE. “Fitorja e 8 majit, ishte si një fitore pas një pune 2-vjeçare”. Ky ka qënë fryti pozitiv, në të cilën Rama theksoi se kjo fitore në tryezë të hapur është tentuar për tu vjedhur, nga maxhoranca.
“Ne jemi forca e të ardhmes, forca morale shpirtërore e një vendi të stërlodhur nga politika”, citoi më tej kryesocialisti, ndërsa bëri betimin e radhës, se të gjithë së bashku do t`ia dalin për rrëzimin e diktaturës së kusarisë, ndërsa protestat nuk do të ndalen, për ti dhënë fund kësaj qeverie. Gjatë fjalës së tij, në fokus u vendos PS, ndërsa e cilësoi se partinë më të madhe për Europën, ndërsa kjo kërkon një angazhim të dyfishtë, kjo për të hapur partinë dhe për ti dhënë një mundësi qytetarëve për t`u njohur me programet e kësaj force.
Në fund të fjalës, shprehimisht u theksua se “pushteti i Saliut po numëron orët e tij të fundit”, duke bërë të qartë se qeverisja e maxhorancës, nuk do të sjellë Shqipërinë në Bashkimin Europian.