Votat e hedhura gabim të ligjshme, të kërkohen në të gjitha kutitë
14/06/2011 Rezultati për 26 kuti të tjera ishte hedhur poshtë në KQZ për mungesë votash
Pasi kishte kaluar mesnata, Kolegji Zgjedhor, pas më shumë se 13 orë diskutimesh, ka marrë vendim që të numërohen të gjitha fletët e kontestuara, duke i konsideruar ato si të vlefshme. Me këtë vendim Kolegji Zgjedhor urdhëron KQZ-në që të marrë në shqyrtim të gjitha ato kuti ku evidentohet se ka fletë të kontestuara dhe më pas ato të merren dhe të futen në rezultatin përfundimtar që do të dalë pas këtij numërimi. Me pak fjalë, Kolegji ka pranuar pjesërisht kërkesën e PS-së për rinumërimin e të gjitha kutive, por jo të 485, siç kishte kërkuar ky subjekt, por vetëm në rast se evidentohet se ka vota të kontestuara në procesverbalet përkatëse. Kjo nuk do të thotë se do të hapen të gjitha kutitë ose do të merren në shqyrtim dhe fletët që janë shpallur të pavlefshme, por vetëm fletët e kontestuara atje ku ndodhen. Kësaj shifre pritet t’i shtohen dhe 26 kutitë e numëruara me kërkesë të PD-së, por që u hodhën poshtë nga KQZ-ja dhe që nuk patën ndonjë ndryshim të ndjeshëm të rezultatit, të paktën për sa i përket garës për kryetarin e bashkisë së Tiranës.
Seanca e djeshme
Ndërkohë seanca e djeshme nisi rreth orës 10:00 të paradites me dëgjimin e pretendimeve të ngritura nga Partia Socialiste në lidhje me vendimet 710 dhe 711 të KQZ-së, të cilat miratuan shpalljen e tabelës përmbledhëse të rezultateve, si dhe u shpall fitues kandidati i mazhorancës Lulzim Basha me 81 vota më shumë se Edi Rama. Përfaqësuesi ligjor Damian Gjiknuri në fjalën e tij u shpreh se vendimet e kontestuara s’kanë numër protokolli nga ana e KQZ-së. “Të gjitha vendimet e saj nga data 18 maj deri më 23 maj, kur shpall tabela e rezultateve nga ana e KQZ-së, nuk kanë numër protokolli administrative. Partia Socialiste konteston 117 kutitë e QV-ve në 9 KZAZ si dhe 10 vendimet e tjera, përfshi këtu edhe atë për KZAZ-në 49 dhe 9 të tjera, të cilat kanë sjellë dhe ndryshimet e rezultatit të nxjerrë nga numërimi i 485 tabelave të nxjerra më 14 maj, ku fitues është shpallur kandidati ynë Edi Rama. Këto tabela të 117 kutive kanë mospërputhje të dukshme të jashtëligjshme të numrit të votave me numrin e votuesve. Pra, konstatohet një devijim i shifrave nga vendimmarrjet e KQZ-së”, – u shpreh Gjiknuri. Por padia e PS-së u konsiderua e pabazuar në prova dhe joligjore. Avokati i Partisë Demokratike Ivi Kaso theksoi se ligjërisht vendimi i ndërmjetëm s’mund të jetë objekt padie. “Pasi ai nuk sjell asgjë përveç zbatimit të vendimeve juridike, ku zbatimi i vendimit 709 me anë të vendimeve të ndërmjetme ka sjellë vendimin 710 e kështu me radhë. Pra, në thelb kemi një padi të një çështjeje të gjykuar nga Kolegji Zgjedhor (vendimi 709), ku KQZ-ja ka ushtruar të drejtën e saj të një organi përmbledhës të rezultatit të nxjerrë. Padia duhet të hidhet poshtë, pasi ajo cenon parimin e sigurisë juridike, si një çështje e gjykuar një herë”, - deklaroi Kaso.
KQZ kërkon rrëzimin e padisë, pasi vendimi i saj ishte tërësisht i ligjshëm
Pasku: Padia e PS është e paligjshme, pasi sot po njihemi me kërkesën e saj
Përfaqësuesja ligjore e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Pasku, si palë e paditur në Kolegjin Zgjedhor nga ana e Partisë Socialiste, kërkoi shpalljen të pavlefshme të kësaj padia si të pabazuar në argumente ligjore. “Sipas ankuesit, ato vota të vlefshme që u hodhën aksidentalisht në një kuti tjetër nuk duhej të përfshiheshin në rezultat. Pretendimi se vlerësimi i fletëve të votimit që sipas vendimit 709 është i gabuar dhe nuk ka qenë një pretendim i paraqitur gjatë shqyrtimit administrativ të KQZ-së. Gjithashtu pretendimi se vullneti i zgjedhësve nuk përputhet me votat e gjetura në kuti edhe pas një hetimi të kryer në një procedurë të rregullt ligjore dhe sipas të cilit duhet të pasqyronin saktë dhe në përputhje të plotë çdo vullnet dhe çdo votë nuk qëndron. Edhe ky është një pretendim që po ngrihet sot (dje) për herë të parë përpara Kolegjit Zgjedhor, pasi gjatë shqyrtimit administrativ është një pretendim që nuk u ngrit. Në përfundim, të bindur se vendimi 709, datë 23.05.2011 për ndryshimin e tabelave të KZAZ-ve, duke përfshirë në to edhe votat e hedhura aksidentalisht gabim në kutinë e gabuar, është një vendim i ligjshëm, i drejtë, të cilin e konfirmoi edhe Kolegji Zgjedhor me vendimi nr. 49, datë 3.06.2011, kërkojmë rrëzimin e kësaj padie”,- u shpreh përfaqësuesja e KQZ-së Dëshira Pasku.
Partia Demokratike kërkon rrëzimin e padisë së PS si të jashtëligjshme
Kaso: Padia është gjykuar një herë, nuk mund të gjykohet për herë të dytë
Për PD-në, si palë e interesuar në proces, padia e bërë nga PS-ja është një gjë e gjykuar, të cilën Kolegji Zgjedhor nuk mund ta gjykojë sërish. Avokati i PD-së, Ivi, në qëndrimin e tij ndaj padisë së PS-së kundrejt KQZ-së u ndal në pretendimet e palës paditëse se KQZ-ja ka ndërmarrë vendime të ndërmjetme që kanë çuar në vendimin nr. 710 dhe 711 për rezultatin e Tiranës dhe miratimin e tabelës përmbledhëse. “S’ka asnjë vendim të ndërmjetëm në këtë rast nga ana e KQZ-së, pasi këto vendime janë thjesht aneksime të vendimit 709 të KQZ-së, i cili tashmë është vlerësuar nga Kolegji 10 ditë më parë si i pakontenstueshëm. Ky vendim ka zgjidhur përfundimisht faktin e hedhjes së votave në kutitë e gabuara. Pra, Kolegji e ka zgjidhur në mënyrë përfundimtare çështjen e këtij vendimi në aneksimet e tij ligjore. Ndaj s’mund ta diskutojmë më këtë vendim”, - tha Kaso. Më tej ai shtoi se padia e PS-së përveçse është e pabazuar në prova, është paraqitur jashtë afateve ligjore. Në përfundim Kaso u shpreh në emër të PD-së se “u tha sot se baza e kërkimeve të tyre ishte vetëm pavlefshmëria e vendimin 709. Ne themi se është i vlefshëm, dhe Kolegji po ashtu. Gjithashtu paditësi hoqi dorë nga iniciativa lidhur me pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe i bie që të ketë hequr dorë nga pavlefshmëria e tabelës”, - përfundoi Kaso.
Replikat në seancën e djeshme
Arian Salati, avokati i PS-së - Prapësimet procedurale të kërkuara nga pala e interesuar, e cila mbështetet në parimin e gjësë së gjykuar. Kjo s’është aspak një gjë e gjykuar. Kolegji ka vendosur pushimin e gjykimit të çështjes. Kolegji ka vendosur vetëm për aktin administrative 709 të KQZ-së. Kolegji me vendimin e tij 49 s’ka shqyrtuar vlefshmërinë e këtij akti apo pasojat e tij. Kolegji është përqendruar në çështjen formale të aktit.
Dhurata Haveri (relatore) - Pra, ju mendoni se Kolegji gjykoi formën e aktit?
Salati - Po.
Sajmir Tahiri - Askush nuk mund të japë vlefshmëri të votës, nëse votuesi ka vendosur që të jetë e pavlefshme, siç pretendon pala e interesuar (PD). As KQZ-ja nuk e ka këtë të drejtë të deformojë vullnetin e zgjedhësit.
Dhurata Haveri - Ule pak zërin, pasi s’ka nevojë të bërtasësh. Të gjithë jemi mirë nga veshët dhe po e dëgjojmë atë çka ju po thoni.
Tahiri – Ju kërkoj ndjesë, por kështu e kam të folurën. Gjithsesi, i dhashë shansin palës së interesuar që të dëgjojë mirë fjalët dhe pretendimet tona.
Dhurata Haveri - Para se të vazhdoni, i keni të shkruara këto që po referoni këtu?
Tahiri – Jo, shumë pak prej tyre të shkruara.
Ivi Kaso (PD) - PS kërkon dhe paraqitet mosrakordim shifrash, por nuk na thuhet se çfarë i kërkohet Kolegjit dhe as shkaqet. Ne i identifikuam shkaqet, dhe jo vetëm ne, por dhe arbitri ndërkombëtar. Shkaqet nuk sjellin pasoja, maksimumi vetëm në trajnimin e ardhshëm të këtyre komisionerëve.
Dhurata Haveri (relatorja) - Secili nga ne e ka të qartë përbajtjen e vendimit të Kolegjit. Nuk është e nevojshme të na i thoni sërish.
Meriban Mullaj (gjyqtare) - Kam një pyetje. Ju e cilësoni të ligjshëm procesin deri në datën 14 maj. Si e vlerësoni procedurën e numërimit deri në këtë datë?
Ivi Kaso (PD) - Ne të gjithë vendimin 711 e cilësojmë të ligjshëm. Të gjithë procesin në total deri në datën 23, kur u tabulua rezultati, e cilësojmë të ligjshëm. Edhe në këtë proces ankimor ne e cilësojmë të ligjshëm. Për ne nuk ka datë 14, nuk kemi këtë tabu, sepse kandidati tjetër bëri vetë disa llogari. Doli dhe e shpalli veten fitues. A ka ndonjë vendim për datën 14?
Oerd Bylykbashi - Unë besoj se të gjitha këto pretendime pala paditëse kishte mundësi t’i ngrinte në KQZ dhe mund të kishin provuar diçka ose jo. Por kurrë nuk e benë këtë gjë. Ata e bënë në mënyrë të qëllimshme, sepse mund t’i cilësonte në diçka tjetër që nuk e donin.