Shqipëria nis programin për mbrojtjen nga hakerat e internetit
14/06/2011 USAID do të menaxhojë programin për sigurinë kibernetike
Deri në mars 2012 institucionet shqiptare do të njihen me metodat për të hartuar strategjinë për sigurinë kibernetike, në mbrojtje nga katastrofat natyrore ose hakerat e ndryshëm. Dje, ministri për Inovacionin dhe TIK, Genc Pollo, dhe Drejtori i Misionit të USAID në Shqipëri, Xhozef Uilliams, iniciuan zyrtarisht programin njëvjeçar që do të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve të qeverisë shqiptare për të parandaluar dhe reaguar ndaj incidenteve kibernetike. “Kohët e fundit SHBA, sipas doktrinës së mbrojtjes kibernetike, ka deklaruar se, nëse i nënshtrohet një sulmi të tillë, do të ruajë të drejtën për t’u përgjigjur me një sulm ushtarak konvencional. Për t’u siguruar edhe ne, për të ndërtuar edhe ne mbrojtjen kibernetike në Shqipëri, institucionet, rregullat, procedurat, infrastrukturën përkatëse, po bashkëpunojmë me një universitet amerikan, më të njohurin në këtë fushë Carnegie Mellon, ndër partnerët e qeverisë së SHBA-ve”, - tha Pollo. Temat e takimeve do të përfshijnë planifikimin dhe zbatimin e strategjive, modelet, grumbullimin e raporteve për incidentet kibernetike, ngritjen dhe mirëmbajtjen e një baze të dhënash për incidentet e sigurisë, apo shërbimet e paralajmërimit. Sipas Pollos, në pesë vitet e fundit, projekti Shqipëria Dixhitale ka hedhur hapa të rëndësishëm. “Janë jo të pakta agjencitë shtetërore që ndërveprojnë me zyrtarët, klientët apo publikun e gjerë përmes website-eve e portaleve interaktive. Edhe ne kemi regjistruar sulme ndaj website-eve, duke filluar me ato të hacker-ave të thjeshtë”, - tha Pollo. Sipas tij, ata që duhet të parandalohen janë agresorët seriozë, të cilët mund të lënë pasoja për shtetin dhe organizata të ndryshme.