E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votat per Adriatik Llallen

E merkure 05 Dhjetor 2012 1707 Adriatik LlallaMiratimi ne parlament i dekretit presidencial per emerimin e Adriatik Llalles ne postin e prokurorit te pergjithshem do te realizohet pa probleme. Ashtu sic pritej kandidatura e perzgjedhur nga presidenti nishani do te marre votat e koalicionit qeverises PD PR dhe PDIU nderkohe qe LSI nuk ka vendim grupi per Adriatik Llallen. Edhe ne rast se 4 deputetet e LSI vendosin te votojne kunder zgjedhjes se presidentit per pasuesin e Ina Rames per realizimin e 71 votave qe duhen per miratimin e Adriatik Llalles ne postin e kreut te organit te akuzes vijne ne ndihme votat e Gazmend Oketes Tom Doshit dhe Dritan Priftit. Deputeti socialist Tom Doshi e ka bere publik qendrimin e tij se do te votoje pro dekretit te kreut te shtetit ndryshe nga grupi socialit i cili do te abstenoje. Gazmend Oketa i FRD ka deklaruar se do te votoje pro Adriatik Llalles pavaresisht rezervave ndaj momentit te perfundimit te mandatit te kryeprokurores Ina Rama. Edhe deputeti Dritan Prifti ka deklaruar voten pro ndaj Adriatik Llalles i cili ne baze te llogaritjes se votave do te kaloje lehtesisht proven ne parlament.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›