E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pro amp kunder shtetesise

E merkure 05 Dhjetor 2012 1703 SALI BERISHA Deklarata e kryeministrit Berisha nga Vlora se do te jape nenshtetasi shqiptare per gjithe shqiptaret kudo ku jane merr vleresime te ndryshme nga analistet. Arjan Vasjari e shikon si joshese patriotike dhe jo nacionaliste nismen e Berishes por sipas tij problemi qendron tek mungesa e konsulences me opoziten. Vasjari sqaron se nje bashkim de fakto i shqiptareve nje dekate me vone do shendrrohej ne ndikim negativ ne zgjedhje ne kushtet kur preferencat e nenshtetasve te rinj automatikisht do anonin tek nismetari i idese qe do te thote drejt PD. Ne nje tjeter prizem e analizon Afrim Krasniqi i cili e cileson nje vendim jo te pjekur dhe nje premtim ne prag te fushates elektorale. Ai mendon se nuk ka efekt numerik per keto zgjedhje por psikologjik pergjithesisht tek shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise. Per dy analistet deklarata e Berishes nuk do kete efekt elektoral ne zgjedhjet e 2013 ashtu sic theksohet se ndryshimi i mundshme ne ligj do te zbehte rolin e presidentit te republikes ne vendimmarrje.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›