E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e Bardhë parandalon një sulm kibernetik

Shtëpia e Bardhë tha se e ka dështuar një përpjekje për të depërtuar në sistemin e saj kompjuterik.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha se sulmi është identifikuar dhe izoluar.

Ai tha se nuk ka asnjë tregues se është larguar ndonjë e dhënë.

Carney e përshkroi sulmin si “spear phishing” dhe tha se përpjekjet e tilla kundër sistemeve kompjuterike të qeverisë “nuk janë të rralla.”

“Phishing” është një taktikë që përfshin dërgimin e një e-maili, që pretendon të jetë nga një ndërmarrje e ligjshme në një përpjekje për të mashtruar përdoruesit dhe për t’ua marrë informacionet.

Vitin e kaluar, Google fajësoi hakerët kompjuterikë në Kinë për sulme të ngjashme ndaj qindra llogarive të njerëzve në Gmail, përfshirë edhe zyrtarë të lartë të qeverisë dhe ushtrisë amerikane.

Sulmi ndaj Shtëpisë së Bardhë ka ardhur nga rrjeti. Selia e presidentit amerikan ka pësuar një tentativë infiltrimi në sistemet e saj informatike, por teknikët e saj kanë arritur ta kthejnë mbrapsht sulmin.

Teknikët e Washingtonit e vunë re në kohë kërcënimin dhe izoluan sistemin para se sulmi të përhapej, duke bërë që të mos vidheshin informacionet.

Sulmi nuk kishte në shënjestër sistemet me informacione sekrete.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›