E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Arsimimi, hallkë drejt formimit qytetar

Tiranë- Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka deklaruar përpara nxënësve të klasave të nënta dhe vitit të parë gjimnaz, se arsimimi luan një rol thelbësor në ndërtimin e së ardhmes. Sipas ambasadorit në një takim mes tij dhe nxënësve të shkollave 9 vjeçarë dhe gjimnazeve të Tiranës, Vlorës dhe Kukësit e ardhmja ka nevojë për qytetarë aktive. Dhe të tillë behen vetëm nëpërmjet arsimit.

OSBE-ja së bashku me ministrinë kanë bashkëpunuar për të përditësuar kurikulën e edukatës qytetare. Vitin e kaluar OSBE hartoi një raport vlerësimi të edukatës qytetare ku identifikoi pikat ku ky proces mund të forcohet më tej”- është shprehur ambasadori Wollfarth.

Duke vënë theksin kështu se një hallkë e rëndësishme e krijimit të qytetarëve aktive është edhe reforma që nevojitet në kurikulen e edukatës qytetare. Këto takime zhvillohen në kuadër të projektit Ndërtimi i një qytetarie aktive në Shqipëri projekt i prezencës së ndërkombetarëve në vend. Sot rreth pesëdhjetë nxënësit do të priten edhe nga presidenti Bamir Topi, kryeministri Berisha, kryetarja e parlamentit zonja Topalli etj.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Ligji i “plehrave”, Wollfarth: Duhet në shërbim të komunitetit dhe mjedisit
  2. Basha i dorëzon titullin Qytetar Nderi, mbretit të Katarit
  3. Diplomacia heq dorashkat: Politika shqiptare në vitin 1914

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›