Votebesohet qeveria greke PASOK-u disiplinon votat
Qeveria e re e kryeministrit Papandreu ka kaluar provën e parlamentit. Pavarësisht kritikave nga brenda PASOK-ut për planin e kursimeve, mbrëmë të gjithë deputetët e kësaj partie votuan pro kabinetit. Pas votëbesimit, beteja do të përqëndrohet në miratimin e paketës fiskale që kushtëzon ndihmat nga FMN dhe BE.