Tirana spanjolle Sancez ne pankinen e bardhebluve

Julian Rubio Sancez është trajneri i ri Tiranës. Tekniku spanjoll do të zevendësojë në pankinën e bardhebluve të kryeqytetit Misho Kërstiçeviç, i cili u largua nga skuadra në fund të sezonit.
Për të marrë drejtimin e 24-herë kampionëve të Shqipërisë, ai ka mundur rivalitetin e kandidatëve të tjerë të përfolur gjatë javëve të fundit si Shkëlqim Muca apo Alban Tafaj. Kontrata e Sancez me Tiranën është 1-vjeçare me me opsion rinovimi, ndërsa gjatë prezantimit presidenti i skuadrës Refik Halili i ka premtuar trajnerit dorë të lirë.
“Trajneri është i konfirmuar dhe i garantuar që do të vazhdojë deri në fund të sezonit sepse nuk e kemi mundësinë që të bëjmë më shpenzime. Nqs do të ketë grupe lojtarësh të cilët duan të bëjnë bllokimin apo largimin e trajnerëve të jeni të bindur që lojtarët nuk do të jenë më pjesë e klubit të Tiranës”-tha Halili.
Julian Rubio Sancez ka luajtur me Barcelonën në karrierën e tij si futbollist, ndërsa si trajner kulmin e ka me drejtimin e Seviljes në sezonin 1997-1998. Më pas ai ka qenë trajner i skuadrave të Divizionit të Dytë spanjoll, ku në fund ka drejtuar Albacete. Te Tirana, tekniku spanjoll është shprehur se do të kërkojë të kthejë skuadrën te titulli kampion.
“Kam ardhur këtu me një dëshirë të madhe, pasi e njoh historinë e këtij klubi. Do të punoj shumë, pasi ndodhem këtu për dicka të rëndësishme. U binda nga historia e kësaj skuadre dhe u largova nga Spanja për të fituar dicka të rëndësishme. Pse jo, titullin që në sezonin e pare”-tha Sancez.
Bashkë me trajnerin, Tirana ka prezantuar blerjen e parë të merkatos, i cili është kapiteni i kombëtares së Kenias, James Situma. Ai luan si mesfushor qëndre, ndërsa me bardheblutë do të mbajë veshur fanelën me numër 14-të.
Nertan Prifti