E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestojne drejtuesit e festivaleve Nuk kemi fonde

Organizatorët e festivaleve ndërkombëtare që zhvillohen prej disa vitesh në Shqipëri, deklaruan se vazhdojnë të jenë të varur financiarisht nga Ministria e Kulturës dhe përjashtuan  mundësinë e organizimin e  festivaleve me para nga sponsorët.

Dejtori i Festivalit të Butrintit, Alfred Bualoti dhe drejtori i Festivalit të Dansit modern, Gjergj Prevazi shprehën sërish shqetësimin për shtyrjen dhe vënien në pikëpyetje të edicioneve të radhës.

“Absolutisht duhet të jemi të varur, jo vetëm ne, por të gjitha festivalet ndërkombëtare. Pra, nuk ka mendje privati që të thotë: “Të jap unë ty para për të organizuar këtë apo atë event. Paratë duhet të vijnë nga shteti. Të gjitha eventet e kësaj natyre, kudo në Europë dhe në Ballkan janë të mbështetura, në pjesën më të madhe nga shteti”-tha Alfred Bualioti, Drejtor i Festivalit të Butrintit.

“Nëse një privat nuk ka interes publicitar te një event, nuk ofrohet sepse rëndësinë këtyre eventeve duhet t’ua japin ato institucione që paguhen për këtë punë”-tha Gjergj Prevazi, Drejor i festivalit të Dansit Modern.

Prevazi dhe Bualoti deklarojnë se u është dashur të anulojnë kontratat dhe programet e hartuar që në vitin 2010, duke humbur seriozitetin me trupat e artistëve të huaj.

“Në kushtet e mungesës së një përgjigjeje zyrtare nga institucioni që na mbështet dhe i takon që të na mbështesë më shumë, pra, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ne nuk krijojmë një marrëdhënie me kompani të cilat janë të ftuara në festivalet tona”-tha Prevazi.

Ndërkohë në orën 16:00 pritet një prononcim publik nga Ministria e Turizmit dhe Kulturës për këtë çështje.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›