E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zymtesia politike ne Tirane

Menada Zaimi

Analistet e shohin shume te zymte atmosferen politike ne vend nisur nga zhvillimet qe pasuan demonstraten e dhunshme opozitare te 21 janarit.

Per analistin Aleksander ipa kjo gje shihet qarte dhe tonet e ashpra te retorikes politike veshur me patetizem nga te dyja palet.

Kjo retorike politike e dy protagonisteve kryesore perkatesisht kryetarit te opozites dhe kryetarit te shumices zoti Berisha eshte e bashkeshoqeruar me nje arbitraritet institucional. Rasti i dhunimit te institucionit te Kryeministrise nga demonstrata opozitare eshte padyshim nje e keqe qe e ka rikthyer ne periudhen me te zymte pse jo edhe me kruciale te ashtuquajturin tranzicion postkomunist shqiptar.

Nderkohe qe seanca e mbremshme e Parlamentit shqiptar nje seance monokrome eshte po kaq trishtuese po kaq e zymte per perspektiven politike te institucionalizmit shqiptar ne ditet e sotme thote ipa.

Sipas analistit Lutfi Dervishi me gjithe permasen qe ka marre situata nuk i sherbehet permiresimit te saj nese kerkohet me cdo mjet per te gjetur fajtor.

Sigurisht qe ka faj per te gjithe nese perifrazoj nje deklarate te ambasadorit amerikan ne Tirane por nuk eshte momenti per te vendosur peshoren e fajit apo per te treguar gishtin e akuzes. shte momenti per qetesi per kthjellim per racionalitet dhe per kerkimin e zgjidhjeve ku palet te mos dalin ne situata qe ta ndiejne veten te humbur dhe te mundur thekson Dervishi.

Ne fundjave dy forcat politike do te perballen ne shesh opozita ne nje tjeter demonstrate qe do te zhvillohet diten e premte dhe mazhoranca diten e shtune ne nje manifestim qytetar per paqen sic dhe e ka cilesuar.

Ndonese e quan aspak te nevojshme thirrjen e qytetareve ne shesh pas asaj qe ndodhi me 21 janar analisti Lutfi Dervishi thote se fundjava do te vere seriozisht ne prove dy formacionet e medha politike.

Fundjava do te vere ne prove opoziten dhe mazhorancen. Diten e premte do te jete ne prove opozita e cila ka deshmuar se mund ta kontrolloje zemerimin popullor dhe kujtoj ketu qe ka bere nje manifestim proteste te heshtur pas tragjedise se Gerdecit ku humben jeten 26 vete ku nuk degjuam jo gure dhe thyerje xhami por se degjuam asnje mermerime nga ajo proteste masive ashtu sikurse eshte ne prove mazhoranca me nje miting qe mund te mos ishte bere vlereson Dervishi.

Per analistin Aleksander ipa nisur nga zhvillimet e pritshme ka gjithmone vend per te besuar se situata duhet marre seriozisht

Une mendoj qe jemi prane dhunes ne cdo moment nga momenti qe te dy palet kane afishuar rrethanat dhe situaten e nje mjedisi konflikti politik sic eshte ky qe po perjeton sot Shqiperia.

Nen kete optike zgjidhja e situates politike per ipen duket e veshtire pa nje nderhyrje nderkombetare apo edhe vete kryetarit te shtetit.

Besoj ne menyre iluzive tek nje nderhyrje e faktorit te trete nderkombetar sepse praktikisht te dyja palet sot duket sikur po japin proven e perdorimit te cdo institucioni apo cdo pushteti qe eshte jashte dy pushteteve politike. Ne rastin konkret kam nje besim te nevoja e nderhyrjes se presidentit te Republikes ne autoritetin institucional te tij vlereson ipa.

Per analistin Dervishi eshte me se emergjente fillimisht krijimi i nje atmosfere per dialog e me pas konsiderimi i zgjidhjeve qe ofron opozita apo mazhoranca nga ana tjeter.

Zgjidhje do te thote qe te ulet retorika te ulen aktet agresive te ulet demonstrimi i forces dhe te shikohet me gjakftohtesi nje zgjidhje politike. Edhe pozita edhe opozita duhet te terhiqen nga momentet nga te cilat jane vendosur nga pozicionet qe kane. Rruga e forces nuk na con ne asnje zgjidhje. Po citoj nje proverb Ai qe fiton prej shpates nga shpata do ta gjeje vdekjen shprehet Dervishi. RFE

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›