E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitrovice nuk ka probleme pas zgjedhjeve

Pamje ilustruese

Mitrovice 24 janar NOA 8211 Zyrtaret e strukturave politike dhe atyre te sigurise vleresuan te henen ne takimin e Komitetit te Sigurise se situata gjate dy javeve te fundit ne Mitrovice ka qene e qete dhe pa ndonje problem qe do te reflektohej ne sigurine e pergjithshme.

Incidenti i vetem qe u permend ishte sulmi ndaj tre pjesetareve te EULEX it qe ka ndodhur ne veri. Kryetari i Komunes se Mitrovices Avni Kastrati tha se ne pergjithesi ka qene nje situate e qete. Ai denoi sulmin ndaj pjesetareve te EULEX-it duke theksuar se dhuna eshte e papranueshme andaj autoriteteve u beri thirrje qe te angazhohen qe sa me pare te sqarohen rrethanat e ketij incidenti.

Nderkaq lidhur me procesin zgjedhor ne Mitrovice ai e vleresoi si shume te qete dhe demokratik. Edhe fushata dhe dita e votimeve ka kaluar pa asnje incident. Kjo ka ndikuar qe te krijohet nje imazh me i mire per zgjedhjet ne pergjithesi ne vend. Edhe drejtori per Mbrojtje dhe Shpetim Behxhet Bala ka folur per procesin zgjedhor duke thene se gjithcka ka shkuar mire dhe ne kuader te standardeve demokratike. Diteve te fundit Mitrovica ishte vershuar prej kandidateve te te gjitha subjekteve politike te cilet ne menyren me demokratike kane kerkuar votat.

Ai tha se ne diten e votimit ka pasur probleme ne Shale te Bajgores per shkak te reshjeve te medha te bores. Por sqaroi se atje jane angazhuar edhe kompani shtese per pastrimin e bores te cilat kane bere qe te gjitha rruget te jene te kalueshme. Zyrtaret e policise procesin zgjedhor e kane vleresuar te qete dhe pa asnje incident.

NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›