E Diel, 1 Nëntor 2026

Votimi elektronik brenda 18 muajsh

TIRANE - Me kartat e reja te identitetit dhe me shtrirjen e plote te internetit ne vend shume shpejt ne Shqiperi mund te aplikohet votimi elektronik. Ekspertet e nje prej vendeve qe e kane aplikuar kete sistem prej vitesh shprehen se ne Shqiperi mund te vihen ne funksionin brenda nje viti e gjysme. Perfaqesuesit estonez qe kane ofruar asistence ne aplikimin e sistemit te votimit elektronik ne Shqiperi kane prezantuar menyren sesi mund te procedohet per ngritjen e ketij sistemi te cilesuar si nje nga me te avancuarit ne bote per nje sistem zgjedhor. Drejtori i Mbikeqyrjes se IT ne kompanine estoneze Tras Corp qe ka mundesuar sistemin elektronik ne kete vend sqaron ne nje interviste per televizionin Klan menyren sesi mund te aplikohet ky sistem duke garantuar sigurine maksimale per mbrojtjen e votes dhe kjo mendohet se me kartat e reja te identitetit eshte mjaft e lehte. Votimi elektronik ne Shqiperi mund te aplikohet mjaft mire mjafton qe votuesi te kete karte identitetit dhe akses ne internet. Mendojme se te dyja keto kushte ekzistojne pasi qytetaret shqiptare posedojne karte identiteti te njejte me ate qe kane shtetasit estonez thote Raul Rikk. Eksperti estonez thekson se Shqiperia ka bere hapa pozitiv edhe per sa i perket perdorimit te internetit gje qe shton me shume garancite per sistemin e ketij procesi. Kriteri i dyte eshte qe te kene akses ne internet. Vitet e fundit eshte rritur ndjeshem numri i perdoruesve te internetit ne Shqiperi. Mjafton te kene nje pajisje e cila ka nje kosto minimale dhe qe bene njohjen e kartes. Edhe ata persona qe nuk kane internet ne shtepite e tyre mund te votojne ne qendrat e votimit ku eshte instaluar pajisja dixhitale shprehet ai. Eksperti estonez ndalet dhe ne format e tjera te votimit elektronik te cilat krijojne mundesi per te gjithe. Po ashtu mund te votojne ne nje qender interneti ose ne shtepine e nje miku mjafton te ekzistoje vullneti per te votuar shprehet ai. Ndersa nje prej ceshtjeve me pozitive ka te beje me faktin se votimi elektronik i jep zgjidhje dhe problemit te votimit te emigranteve. Nderkaq perfaqesuesi i kompanise se votes jep garanci dhe sa i perket sigurise se votes. Sipas tij ecuria e ketij procesi do te vrojtohet rreptesisht nga ana e perfaqesuesve te kompanise. Po ashtu ne kete proces rol monitorues do te kene dhe vezhguesit nderkombetare. Siguria dhe vlefshmeria e votes eshte nje nga pjeset me te rendesishme te ketij procesi. Kompania ofron grupin e saj te sigurise se cilet do te monitorojne procesin deri ne fund te tij. Po ashtu do te kete dhe vezhgues nderkombetare. Ne estoni jane realizuar tre votime elektronike te cilet kane rezultuar me sukses. Mendoj se edhe ne Shqiperi do te jete i njejti rezultat shprehet eksperti estonez Raul Rikk. Votimi elektronik eshte menduar te jete nje opsion me shume per kete proces pasi do te ekzistoje edhe votimi tradicional nepermjet fleteve te votimit. Perfaqesuesit e kompanise estoneze sqarojne se sistemin elektronik te votimit mund ta aplikojne per nje vit e gjysme gjithmone nese gjendet konsensusi partiak per aplikimin e ketij sistemi. Kostoja e tij mund te arrije deri ne 9 milione euro.

Votimi

Votimi elektronik cilesohet si revolucion edhe sa i perket shtimit te interesit per te votuar. Duke qene se ne skeme perfshihet teknologjia ky lloj votimi u jep mundesi dhe te rinjve qe pergjithesisht nuk jane te interesuar per politiken qe te marrin pjese ne votime. Nga ana tjeter koha e shpalljes se rezultatit me votimin elektronik eshte shume me e shpejte sesa me votimin tradicional.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›